English

Plagosen 2 persona te kthesa e Kamzës, Tiranë

Mesditën e sotme 2automjete janë përplasur te vendi i quajtur "khesa e Kamzës" në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, identiteti i të cilëve akoma nuk është bërë i ditur.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku po mbahen nën kontroll nga mjekët. Sipas burimeve policore, të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndërkohë po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

KOMENTE