English

“Helicobacter pylori”, shkaktari i ulçerës së stomakut. Vriteni me ujë nga thellësia e detit

Një gllënkë ujë deti – e marrë nga një thellësi prej 200 metra – mund t’ju ndihmojë për tejkalimin e dhimbjes së tretjes dhe reduktojë rrezikun nga kanceri dhe ulcera në stomak.

Në një test të ri, shkencëtarët u kërkojnë pacientëve të konsumojnë ujë nga thellësia e detit me idenë se ndihmon për të vrarë bakterin “Helicobacter pylori”.

Ky bakter infekton katër në 10 persona në një stad të jetës dhe në shumicën e rasteve shkakton ulcerë në stomak. Gjithashtu ky bakter shkakton edhe gastrit dhe mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak.

Të dhënat tregojnë se uji i detit është një ilaç falas për stomakun. Studimi i Universiteti Mjekësorë Kochi në Japoni tregon se uji i thellësive të detit – me kripë të hequr – redukton numrin e baktereve me 60%.

KOMENTE