English

16 tetor, Komisioni Evropian dritë jeshile për 4 shtetet ballkanike

Të mërkurën, më 16 tetor, Komisioni Evropian pritet të paraqesë vlerësimin më të mirë në gjithë këto vite bllokimi politik për zgjerimin e Bashkimit Evropian, duke u dhënë mundësinë katër shteteve të Ballkanit perëndimor të vazhdojnë me hapin pasardhës për t'u futur në BE edhe pse ndiejnë një lloj "frike" për këto shtete ballkanike ku përfshihet edhe Shqipëria.

Shtetet anëtare do të pyeten për të lejuar Serbinë, Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe ndoshta edhe Bosnjën, për të vazhduar formalisht procesin e negocimit me BE-në.

Shqipëria, e cila aplikoi në vitin 2009 për t’u bërë pjesë e Bashkimi Evropian, ka pasur një zhvillim për sa i përket zgjedhjeve në vend. Qershorin e kaluar, ajo zhvilloi zgjedhjet më të mira në historinë e saj dhe kaloi një paketë vendimtare në sistemin e ligjeve.

Më e pafat pritet të jetë Turqia, pasi Komisioni do të reduktojë shanset e saj për rifillimin e bisedimeve për të hyrë në BE, duke mos i dhënë asaj rekomandimin.

Michael Leigh, ish-drejtori i përgjithshëm i çështjeve të zgjerimit në Komisionin Evropian, thotë për EuropeanVoice, se ky vit nuk ka qenë një vit i keq.

“Kemi parë një përmirësim të vërtetë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa zbutja e grindjes për Qipron, besoj se do ta sjellë më afër Turqinë me Bashkimin Evropian”, -ka shtuar më tej Leigh.

KOMENTE