Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
29 vjeçarja lind në oborrin e spitalit. Nuk pranohet brenda se s'kishte para
English

29 vjeçarja lind në oborrin e spitalit. Nuk pranohet brenda se s'kishte para

Një fotografi shqetësuese vazhdon të bëjë xhiron e botës në internet. Gruaja meksikane lindi fëmijën e saj në barin e oborrit të spitalit.

Ajo kishte shkuar në spital por nuk ishte pranuar për arsye se nuk kishte të paguante dhe nuk ka zgjatur shumë që ajo të lindte foshnjën e saj në oborrin e spitalit.

Image shokuese, të marra nga një kalimtar, tregojnë 29-vjeçaren Irma Lopez, me përkatësi etnike Mazatec, me fytyrën e saj të shtrembëruar prej dhimbjeve dhe djalin e vogël të saj të porsalindur lidhur ende me kordonin e kërthizës dhe të shtrirë në tokë .
Qeveria e shtetit jugor të Oaxaca njoftoi të mërkurën se ka pezulluar drejtorin e Qendrës Shëndetësore Dr Adrian Cruz, ndërsa po kryhen hetime shtetërore dhe federale në incidentin e datës 2 tetor.

Ngjarja

Znj Lopez , një nënë e tre fëmijëve, ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj u kthyen mbrapsht nga Qendra e Shëndetit Rural të fshatit San Felipe Diaz de Jalapa nga një infermier i cili tha se ajo ishte vetëm tetë muaj shtatzënë dhe ' nuk është ende e gatshme ' për të ofruar asistencë nga spitali, edhe pse gruaja u tha se ishte gati për lindje.

Çifti , të cilët janë Mazatecs dhe nuk flasin spanjisht, nuk mundën të kuptojnë shumicën e fjalëve edhe pse qartësisht ata kuptuan vetëm JO, dhe dolën jashtë.

Një orë e gjysmë më vonë, në 07:30 të mëngjesit , gruas i plasën ujrat. Duke ditur se ka ardhur koha , Lopez u gjunjëzua mbi bar jashtës klinikës dhe filloi të shtyjë ndërsa gërvishte murin pronë ku ishte mbështetur.

"Unë nuk doja të lindja kështu, ishte aq e shëmtuar dhe me kaq shumë dhimbje , ' tha ajo , duke shtuar se ajo ishte vetëm në lindje për shkak se burri i saj ishte duke u përpjekur për të bindur infermieret për të thirrur për ndihmë.

Lopez u morr nga klinika pas lindjes dhe po në të njëjtën ditë u largua përsëri nga klinika së bashku me të gjitha medikamentet dhe produktet që i nevojiteshin dhe që kushtuan rreth 30 $. Zyrtarët e shëndetësisë thonë se ajo dhe foshnja e saj kanë shëndet të mirë.
Ajo tha se të goditur nga varfëria fshatarët janë duke u harruar nga sistemi i kujdesit shëndetësor të Meksikës.
"Unë e quajta djalin tim Salvador", tha Lopez, një emër që do të thotë 'Shpëtimtar' në gjuhën angleze. "Ai me të vërtetë shpëtoi veten."

KOMENTE