Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
16 mars 2880, fundi i egzistencës së planetit Tokë
English

16 mars 2880, fundi i egzistencës së planetit Tokë

Me dhjetëra herë janë përfolur data të ndryshme për fundin e jetës së planetit tonë.

I quajtur ndryshe “Armaggedon”, fundi i ekzistencës së jetës të Tokës parashikohet edhe nga të gjithë librat e shenjtë, në të cilët bazohen fetë tradicionale.

Vetëm në vitet e fundit, thashethemet se kur do të vinte fundi kanë bërë që të përfshihen nga paniku me miliona njerëz në të gjithë botën, në fillim me fundin e fiksuar në datën 2000 apo atë të 21 dhjetorit 2012, e këto janë vetëm disa prej pak datave të përfolura.

E megjithatë, shkencëtarët e NASA-s tashmë janë më të sigurt se kurrë më parë, se “Apokalpsi” mund të ndodhë pas nëntë shekujsh, në datën 16 Mars të 2 880.

Në këtë përfundim, grupi i ekspertëve arriti pas monitorimit të një asteroidi, trajektorja e të cilit ndiqet që prej vitit 1950.

Trupi qiellor në fjalë qarkullon prej nuk dihet se kur brenda galaksisë sonë në një trajektore rreth Diellit, por në datën e paralajmëruar, trajektorja e tij me atë të Tokës përputhen tërësisht.

Nuk përjashtohet që përllogaritjet të kenë ndonjë gabim, por kjo mundësi është shumë e ulët dhe shanset që 16 marsi 2880 të jetë realisht dita e fundit e ekzistencës së planetit janë shumë më të besueshme se në thashethemet që kanë qarkulluar mbi bestytëni të bazuara tek parashikues si Nostradamusi apo kalendari i fiseve maja.

Me gjerësinë e një kilometri dhe një shpejtësi prej 50 mijë kilometrash në orë, nëse do të godasë Tokën, me shumë gjasa asteroidi do ta bënte këtë në Oqeanin Atlantik. / Top Channel

KOMENTE