Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
47 vjeçari pret këmbën me sharrë, pasi nuk kishte mundësi në spital
English

47 vjeçari pret këmbën me sharrë, pasi nuk kishte mundësi në spital

Një burrë në Kinë vendosi të presë këmbën me dëshirën e tij dhe në kushtet e shtëpisë duke përdorur vetëm një sharrë metalike, dhe një thikë të vogël frutash pasi ai nuk mund të përballojë faturat e spitalit.

Sipas Shanghaiist.com, Zheng Yanliang, 47 vjeç, nga Boading City, Kinë, kishte një periudhë që ndiente dhimbje të forta në bark dhe më pas dhimbja shpërndahej në të dy këmbët e tij. Ai u diagnostikua me trombozë arteriale masive në të dy këmbët.

Por si dhimbjet erdhën duke u përkeqësuar, ai vendosi të marrë hapin e tmerrshëm të heqjes së gjymtyrës së infektuar për të shmangur faturën e shtrenjtë spitalore.

Pasi preu me sharrë këmbën e djathtë infeksioni u shtua në këmbën e majtë dhe dhimbjet u bënë 2-fish të mëdha aq sa nuk mund të duronte.
Tani ai është duke kërkuar ndihmë nga komuniteti për të mbledhur para që të kurojë këmbën dhe të vendosë një gjymtyrë artificiale, me qëllim që të kujdeset për familjen e tij.

Mjekët thanë se nuk mund të jetojë më shumë se 2 muaj dhe se sëmundaj e tij është e rrallë.

KOMENTE