Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Anila Kati: Vjehrra ime, spiune e Sigurimit, më çoi në polici për vizatimet nudo’
English

Anila Kati: Vjehrra ime, spiune e Sigurimit, më çoi në polici për vizatimet nudo’



Po te kujtoni vështrimin e trishtë të Renatos, djaloshit 12-vjeçar që edhe burrë, nuk u çlirua dot nga marrosja pas Malenës, {si një atrofi cerebrale (filmi Malena)} do ta keni të lehtë të parafytyroni skenat që vijojnë. Në Shqipërinë e viteve ’70-të (ose në Shqipërinë e të gjitha viteve), njerëzit mund edhe të ishin pak më të sofistikuar se në Siçilinë e Luftës së dytë botërore, por, po aq joimun ndaj bukurisë. Ata që kanë qenë pjesë e tavolinave o trotuareve të jargavitur të kohës, e dinë më mirë. Mbase edhe sikletosen pak në vete, kur, me nipër a mbesa në duar, u rishfaqet befas në gazetë, një të diel që e menduan pushim, Anila Kati.

Motivi i xhiros së madhe për shumë meshkuj. Ajo vetë, njësoj si Monica Belluci në filmin më sipër, ishte e vetëdijshme për efektin që shkaktonte e shpërfillte gjithçka. Të paktën nga lukunia që të vihet pas, sepse një cimbim në kokë, siç është klasike, për dikë që nuk mund ta kishte, e shkundte edhe atë. Por kjo ndodhte gjithnjë në vetmi. Jashtë, Anila ishte vajza me pantallona të kuqe me prerje kauboj, që tërhiqte shikimet e të gjithëve. Ishte në bisedat e shkrimtarëve, piktorëve…Mund të gjendet edhe mes librave të tyre. Të gjitha këto, Anila i mori vesh vonë.

Ishte ende adoleshente në kohët e saj të arta, nuk vinte dhe aq mendime në ato që ndodhnin, sado që, lexonte Hygon, fshehtas të atit. Kur u bë e vetëdijshme e kur erdhi koha që ajo bukuri t’i bëhej e dobishme, nuk pati më mundësi. Nga mbiemri, mund edhe të mendoni se e gjithë merita për pengesat, ka qenë Vasil Kati, ish ministri i tregtisë, por nuk qe krejt kështu. Vërtet, Anila ishte vajza e vëllait të tij por ‘tradhtia’ ndaj partisë kishte nisur që në vitet ’50-të. Babai i saj ishte martuar me një njeri që nuk i pëlqente partisë.

Ajo vetë ishte ngjizur pa pëlqimin e partisë. Kjo e fundit, nuk ta linte pa marrë hakun për të cilin ndoshta i ishte betuar që në lindje. Nga njëra anë, edhe ajo kishte guxuar shumë duke qenë vajza e lirë e moskokëçarëse në vëmendjen e të gjithë Tiranës. Por ashtu ishte rritur. Me gjyshër që kishin studiuar në Itali, me të ëmën balerinë e të atin inxhinier të diplomuar në Pragë, i ishin organike ato ‘sjelljet e huaja’ që fshehtas, të gjithë ja donin në qytet. Për të vetmen kohë të bukur, atë të Liceut Artistik por kryesisht kohët e këqija që ishin shumë më shumë, këto kohë që po pushon në Tiranë, Anila na tregon gjatë…

Ju jetoni prej vitesh jashtë. A ishte e lehtë rivendosja e marrëdhënies me një qytet që ju shkatërroi?
Po besoj që koha, vetëdijshëm ose jo, ka rolin e saj në gjithçka. Unë ika nga Tirana menjëherë pas viteve ’90-të dhe të them të drejtën nuk u ktheva për shumë vite. Pak për shkak të jetës së re që nisi atje, pak prej gjithë ngjarjeve që kishin ndodhur këtu. Tani që ka kaluar shumë kohë e që nuk kërkoj më arsye pse më ndodhën mua të gjitha ato gjëra, e kam patur më lehtë ta pranoj. Në fund, është vendi im, është pjesë e imja e do të jetë gjithnjë kështu.

Nuk do ta thonit këtë 30 vite më parë por po, është ashtu. Që ta kuptojnë të gjithë, duhet t’ua themi. Jam e bindur që disa nuk kanë nevojë sepse ju kanë ndjekur për vite të tëra me sy, aq e bukur sa tregojnë se keni qenë…
Të bukur e thonin të tjerët po më shumë se kaq unë ndihesha ndryshe, per shume gjera nuk gjendesha pjesë e ambientit që më rrethonte. Isha më e hapur, doja lirinë time në përmasa të tjera jo sa të ofrohej ketu atëherë. Më gjykonin për flokët e gjata të cilat i doja ashtu dhe ashtu i mbaja, për pantallonat, për fustanet e shkurtër, për shëtitjet nga liqeni. Mbase edhe prej moshës ndihesha mirë dhe doja të isha e lirë të bëja gjërat që më pëlqenin. Më thonin në shkollë: ‘Pse i lyen sytë’ ndërkohë që nuk e bëja këtë gjë por nëse do kisha patur dëshirë do ta kisha bërë pavarësisht nga ç’thonin njerëzit. Mbase ishte ambienti më i ngushtë familjar ku isha rritur që kishte ndikuar në këtë gjë. Ime më ishte balerinë e njohur në Ansamblit Shtetëror, Flora Kallajxhi, babai kishte studiuar në Pragë, kishte një mentalitet të hapur, krejt tjetër nga ai që gjeti pasi u kthye në Shqipëri. Gjyshërit e mi po ashtu, nga të dy prindërit ishin njerëz me vizione të hapura, intelektualisht të formuar në perëndim.

Ju jeni mbesa e Vasil Katit, e njohur tashmë historia e persekutimit të tij. A ishte ai shkaku edhe për ndryshimin e jetës suaj?
Edhe ai, por jo vetëm. Historia e persekutimit të famlijes sime i ka rrënjët pak më thellë. Ajo kishte nisur që kur tim atë vendosi të martohej me mamanë, d.m.th në fillim të viteve ’50- të. Meqenëse ajo vinte nga një famlije e goditur politikisht, me baba të burgosur që në 44-ën, nuk qe e pranueshme që im atë, si komunist që ishte, të lidhej me të. Siç tregonte babai, në atë kohë e pat thirrur edhe Fiqirete Shehu për t’i tërhequr vërejtje, pse ishte marrë vesh se ata po frekuentoheshin. “Nuk mund të martohesh me vajzën e një njeriu që ne kemi futur në burg”, i kishte thënë në një mbledhje të organizatës bazë të partisë. Në mbledhjen pasardhëse, ai dorëzoi teserën e partisë, pra, u vetëpërjashtua nga partia dhe natyrisht vendosi me të tijën të martohej por këtë nuk ta harronin kollaj.

Pra lufta ka nisur që pa lindur ju, rebelimin e paskeni patur që në ngjizje…nuk u morën masa atëherë ndaj tyre, për më tepër ndaj mamasë?
Padyshim. Të sapo martuar i çuan në Kuçovë, ku prindërit e mi jetuan për disa vite. Më pas, kur u ndërtua TEC-i i Kombinatit Teksitl, u kthyen në Tiranë, sepse kishin nevojë për specialistë dhe im atë qe nga ata që kishin përfunduar studimet me medalje të artë. Im gjysh nga mamaja, Masar Kallajxhi, ka qenë agronom i diplomuar dhe ka jetuar për vite në Itali ne fillim të viteve ’30-të. U kthye në Shqipëri i thirrur nga Zogu, mbasi ishte ndër të parët specialist agronom në atë kohë dhe punoi vazhdimisht në Ministrinë e Agronomisë, për projektin e kultivimit të agrumeve e perimeve në rivierë e Berat. Pas ’44-ës e arrestuan dhe e dënuan me 10 vjet burg, si “armik i popullit”. Megjithatë, në 10-vjeçarin e parë të pushtetit, disa nga famlijet e këtyre njerëzve të arestuar pa arsye, nuk i trazuan sepse ndoshta kishin nevojë sidomos për specialistë. Partia, ende nuk i kishte formuar kuadrot e vet komunistë…

Intervisten e plote marre nga Ani Jaupaj e lexoni sot ne Suplementin “Une Gruaja” ne gazeten “Panorama”.

KOMENTE