English

Rama: polici dinjitoze në mbrojtje të qytetarit dhe territorit

Policia e Shtetit do të jetë në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve dhe do të marrë përsipër të mbrojë çdo metër katror të Republikës së Shqipërisë, ky ishte një nga mesazhet që Kryeministri Edi Rama dhagjatë një takimi me drejtues të lartë të policisë.

Duke theksuar se përshkallëzimi i krimit dhe rritja e numrit të veprave të krimit në Shqipëri ka njohur hove të papranueshme, Kryeministri tha se “jemi këtu për ta ndalur rritjen e mëtejshme të krimit dhe për të filluar ta zmbrapsim krimin, duke e kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës”.

Për sa i përket trupës së re të Policisë së Shtetit, Rama tha se ata janë në këto detyra vetëm falë rekomandimit që u jep karriera dhe puna e tyre në gjithë këto vite. “Sfida madhore është që në këtë vend, jo krimi, por shteti të bëjë ligjin, duke bërë që secili të jetë i barabartë para ligjit dhe asnjëri të mos ndihet i pafuqishëm kur respekton ligjin”, u shpreh Kryeministri.

KOMENTE