Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
69 persona procedohen nga strukturat e policisë brenda 24 orëve
English

69 persona procedohen nga strukturat e policisë brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë së Shtetit janë proceduar 69 persona, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Po ashtu janë kapur 8 persona të shpallur në kërkim, nga të cilët 2 të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për krime në fushën e narkotikëve.
Në vijim të punës për evidentimin e bllokimin e ndërtimeve abuzive, janë proceduar 9 persona për ndërtime të paligjshme, si dhe janë bllokuar objektet që po ndërtoheshin pa leje në rrethet Tiranë, Lezhë, Mallakastër dhe Lushnjë.
Në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve dhe dhunës në familje është ndërhyrë në 9 raste të dhunës në familje, duke kryer dhe veprimet procedurale. Në 1 rast autori i kësaj dhune është arrestuar në flagrancë, në 4 raste autorët janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë dhe në 4 raste nga strukturat e policisë janë plotësuar kërkesë-paditë për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë
U ndalua shtetasi në kërkim Emiljan Mark Gjoni, vjeç 18, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim të datës 03.04.2013, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
U arrestuan në flagrancë shtetasit Andi Agron Nushi, vjeç 21 dhe Olsi Liu Peto, vjeç 21, pasi dyshohen se rreth orës 09:00, në rrugën “Artan Lenja”, në bashkëpunim, i kanë vjedhur telefonin “IPHONE-4-S” një 21 vjeçari.
U arrestua në flagrancë shtetasi Altin Bajram Koçeku, vjeç 21, banues në Fushë-Mëzez, i dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet se rreth orës 12:00, në rrugën “Sulejman Delvina”, i ka vjedhur varësen e floririt një 56 vjeçareje.
U arrestua në flagrancë shtetasi Hamdi Ali Braha, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 20:00, tek kthesa e Kamzës, për motive të dobëta, ka kanosur me thikë shtetasin Arjan K., vjeç 34 dhe ka plagosur lehtë shtetasen Lavdije T., vjeç 50. Në cilësinë e provës materiale iu bllokua arma e ftohtë, thikë.
U ndalua shtetasi në kërkim D. L., vjeç 17, banues në Paskuqan. Ky shettas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 11.09.2013, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.
U arrestua në flagrancë shtetasi Detar Rrapush Daullja, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në “Rrugën e Kavajës”, te qëndra në Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë TR 2811 L, ka aksidentuar shtetasen Xhelfirije Sh., vjeç 31, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
U arrestua në flagrancë shtetasi Xhevit Banush Dollani, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:30 në rrugën e “Elbasanit”, duke drejtuar mjetin tip “Zonda”, me targë TR 5716 U, ka dëmtuar këmbësoren Resmije Sh., vjeç 52, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital në gjëndje të rëndë.
U arrestua në flagrancë shtetasi Fabian Ismail Lila, vjeç 27, banues në Tiranë, të cilit rreth orës 22:40, te sheshi “Avni Rustemi”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Automatik”, si dhe një sasi fishekësh, që i mbante pa leje.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës
Dje, rreth orës 15:30 te “Gjiri Lalësit”, për motive të dobëta, është vrarë me armë zjarri shtetasin Albert Viktor Bushi, vjeç 25, banues në Draç, si dhe janë plagosur dy vëllezërit e tij 18 dhe 21 vjeçar, të cilët ndodhen në spital jashte rrezikut për jetën. Nga hetimet e kryera rezultoi se autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë shtetasit Bledar Gjok Bushaj, vjeç 25, Gjok Luigj Bushaj, vjeç 29, Luigj Frok Bushaj, vjeç 53 dhe Agustin Gjok Bushaj, vjeç 19, që të gjithë me banim në fshatin Draç, Ishëm. Për këta shtetas është bërë shpallja e kërkimit dhe vazhdon puna e strukturave të policisë për kapjen e tyre. Po ashtu është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Gjovalin Lekë Bushi, vjeç 33 dhe Edmond Frrok Bushi, vjeç 35 për veprën penale moskallëzim krimi. Ndërkohë materialet procedurale për ngjarjen i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë.
U ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar Pirro Arkile Spiri, vjeç 40, banues në Durrës, i punësuar në Komandën e Forcave Detare Plepa, Durrës, pasi Gjykata e Frosinones Itali me vendim të datës 30.07.2007, e ka dënuar me 14 vjet burg, për “Shkelje të ligjit mbi drogat-heroinë”.
U ndalua shtetasi në kërkim Artur Bardhok Pacaj, vjeç 27, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin të datës 11.10.2013, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Në Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi Zabit Mustafa Burgu, vjeç 28, banues në fshatin Tapizë, pasi dyshohet se rreth orës 14:35, në Larushk, duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, me targë, NHI 2928, është përplasur me mjetin “Benz”, me targë TR 4854 D, me drejtues shtetasin Taulant Gjergj Simoni, vjeç 26. Për pasojë është aksidentuar shtetasi Muharem B., vjeç 77, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë dhe shtetaset Ardiana B., 35 vjeç e Vitore S., 49 vjeç, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier
U arrestua në flagrancë shtetasi Lefter Musa Sulaj, vjeç 41, banues në fshatin Cakran, pasi nga kontrolli i ushtruar nga strukturat e policisë rreth orës 10:00, në banesë, iu gjetën e sekuestruan 13 objekte, antike, pjesë e fondit të trashëgimisë kulturore, të dyshuara të vjedhura në zonën arkeologjike Gurëzezë, Cakran, Bylis e Hekal, Mallakastër, të cilat mbaheshin me qëllim trafikimi.
U bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve: Vilson Plaka, vjeç 28, Dorjan Bicaku, vjeç 21, Emiljano Bicaku, vjeç 19, dhe Marjus Metaj, vjeç 25, banues në Kuman Fier. Po ashtu është shpallur në kërkim shtetasi Sefedin Shehaj. Këta shtetas dyshohen se më datë 11.10.2013 në zonën naftëmbajtëse në Marinëz Fier, kanë vjedhur një sasi prej 350 litra nafte, si dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të rojave private në momentin kur janë diktuar prej tyre dhe me pas janë larguar me një mjet tip audi pa targa. Menjeherë me marrjen e njoftimit strukturat policore kanë organizuar punën dhe falë një operacioni të shpejtë policor kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, në orët e para të mëngjesit të sotëm, si dhe gjetjen e mjetit të cilit autorët i kishin vënë flakën për të humbur gjurmët. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automatik tip kallashnikov, 40 fisheke dhe 2 karikatorë.
U ndalua shtetasi në kërkim Erind Petrit Lushnkaj, vjeç 24, banues në Patos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendim të datës 26.09.2013, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Në Lushnjë u arrestua në flagrancë shtetasi Erend Xhevdet Çekrezi, vjeç 24, banues ne fshatin Babunjë, pasi dyshohet se rreth orës 12:30, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targë AA 684 FL, te vendi i quajtur “Pushimi i Shoferit”, ka aksidentuar një fëmijë 7 vjeçar nga fshati Gradisht, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jeten.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan
U ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Gëzimi Selman Karaj, vjeç 45, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi”, pasi Gjykata e Milanos Itali me vendim të datës 16.04.2013, ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Trafik droge”. Për këtë shtetas iu referuan materialet prokurorisë dhe për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, po ashtu u sekuestruan një banese trekate dhe një lokali në lagjen “Luigj Gurakuqi”, të cilat dyshohet të jenë produkt i kësaj veprimtarie.
U arrestua në flagrancë shtetasi J.B., vjeç 16, banues në Elbasan, pasi dyshohet se rreth orës 10:00, në lagjen “28 Nentori”, në ambjentet e brendshme të doganës, po tentonte të vidhte mbetje metalike skrapi. Ky shtetas ëhstë kapur në flagrancë nga strukturat e policisë.
Në Gramsh u ndalua shtetasi në kërkim Gani Myftar Xheka, vjeç 26, banues në fshatin Tunjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim të datës 25.09.2013, ka vendosur masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.


Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë
Nga strukturat e kësaj drejtorie në kuadër të operacionit të koduar “Kirurgu” u arrestuan në flagrancë 2 mjekë të dyshuar për korrupsion, përkatësisht: Nikolla Vangjel Nunka, me detyrë mjek kirurg në spitalin rajonal Korçë dhe Ismail Gani Uzuni, me detyrë mjek reanimator në spitalin Pogradec.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë
U arrestua në flagrancë i shtetasi Iljaz Xhevit Sulo, vjeç 40, banues në fshatin Alikok, Vlorë, pasi dyshohet për vjedhje. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë rreth orës 03:30 , në lagjen “Isa Buletini“, teksa po tentonte të kryente vjedhjen e një kablli elektrik të një pallati.
Në Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., vjeç 15, i datëlindjes 26.03.1998, banues në Memaliaj, Tepelenë, pasi rreth orës 18:00, në lagjen Nr. 1, tek një hotel, është kapur në flagrancë duke vjedhur një kabull elektrik.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër
U arrestua në flagrancë shtetasi Mehmet Flamur Rapaj, vjeç 19, banues në fshatin Panahor Mallakastër, pasi dje, rreth orës 22:00, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Seat”, me targë AA 578 HL, u gjet dhe bllokua një sasi prej rreth 41 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, e cila ishte ndarë në 39 pako.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë
U arrestua në flagrancë shtetasi Preng Gjin Doda, vjeç 25, banues në fshatin Tale, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat e policisë në banesë e tij iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi prej rreth 12.5 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabais Sattiva.
U ndalua shtetasi në kërkim Gjon Preng Gega (Lleshgega), vjeç 53, banues në Zejmen. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim të datës 07.03.2013, e ka dënuar me 4 muaj e 24 ditë burg, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndaj tij u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës.

KOMENTE