Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kurban Bajrami. Polici bën kurban gruan dhe më pas veten
English

Kurban Bajrami. Polici bën kurban gruan dhe më pas veten

Sot është Kurban Bajrami dhe tradita është të therrësh diçka por jo të bësh kurban anëtarin e familjes.

Në Gjirokastër një krim i rëndë ka ndodhur edhe në këtë ditë të shënuar.

Burri ka vrarë gruan tij dhe më pas veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘18 Shtatori’ në Gjirokastër.

Burime nga policia bëjnë me dije se Nexhmi Mustafaraj 57 vjeç, ish-efektiv policie aktualisht punonjës në bashki ka qëlluar me një plumb bashkëshorten e tij Zenebije Mustafaraj 49 vjeç në banesën ku jetonin, pas një grindje me të.

Për pasojë gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që 57-vjeçari në gjendje shoku ka qëlluar më pas dhe veten, duke e çuar në dy bilancin e viktimave e kësaj ngjarje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta të policisë, të cilët kanë nisur hetimet për shkaqet e kësaj tragjedie familjare.

KOMENTE