Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maskë flokësh me vezë dhe vaj
English

Maskë flokësh me vezë dhe vaj

Dëshironi të keni flokë të shëndetshëm dhe me shumë shkëlqim? Atëherë mos u shqetesoni, kjo maskë do të jetë realizimi në perfeksion i dëshirës suaj.

Tashmë është më se e ditur që veza përmban vitamina të rëndësishme për lëkuren dhe flokët, prandaj nëse i trajtoni ato me këtë përbërës aq më shumë do të keni rezultate mahnitëse. Vaji i ullirit është një produkt shumë efikas sepse zbutë flokët e ashpër, i bën ato më të lehtë për t’u krehur duke eleminuar këputjen dhe rënien në mënyrë të tepruar.

Në një tas hidhni vezen, pastaj vajin e ullirit, sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe pak mjaltë. I perzjeni mirë këto përbërës deri sa të jenë shkrirë me njëri-tjetrin në një tas me ndihmen e një luge, pastaj filloni t’a aplikoni masken mbi skalpin e lëkurës, dhe në flokë. E lini masken të qëndrojë 20-30 minuta dhe e shperlani koken me ujë të ngrohtë dhe në fund vendosni një zbutës për të mbajtur sa më gjatë efikasitetin e kësaj maske.

Trajtoni flokët sa më shpesh për disa muaj me këtë maskë dhe do të vëreni një përmirësim të dukshem mbi formen, shkëlqimin dhe shëndetin e flokëve. Zgjidhja perfekte për ju është para syve tuaj mjafton t’a realizoni atë me përpikmëri.

KOMENTE