Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Askush nuk ta dëgjon zërin” . Rama: Aksion emergjent të orientuar nga rezultati
English

“Askush nuk ta dëgjon zërin” . Rama: Aksion emergjent të orientuar nga rezultati

Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë e palëkundur të qeverisë që drejton për një qasje të re ndaj luftës me trafikimin e qenieve njerëzore gjatë pjesëmarrjes në konferencën e organizuar në Ditën Europiane Kundër Trafikimit të qenieve njerëzore, zhvilluar në Tiranë.

Për kryeministrin kjo çështje kërkon një aksion të menjëhershëm shumë të vendosur dhe të orientuar nga rezultatet, duke i dhënë përparësi zbatimit të ligjit, mbrojtjes së viktimave dhe rritjes së efektivitetit të institucioneve dhe të çdo segmenti përkatës në gjithë zinxhirin institucional.

Duke nënvizuar hapat konkretë që do të ndërmerren për të pasur rezultate të prekshme në këtë luftë, Kryeministri përmendi: Vendosmërinë për të bashkëpunuar sistematikisht dhe intensivisht me aktorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë; Reformimin e policisë edhe në këtë aspekt; Plotësimin e një kuadri ligjor; mirëkoordinimin mes organeve të drejtësisë dhe të rendit në tërësi.

Gjatë fjalës së tij, në Konferencën me temë “ Stop Trafikimit! Së bashku mund të bëjmë më shumë!”, në Ditën Europiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, kryeministri Rama ka shpjeguar Hapat e mëtejshëm që duhet të japin rezultate të prekshme, madje në periudha afatshkurtra, përveç se afatmesmes duke përmendur:

- Reformimin e policisë edhe në këtë aspekt.

- Plotësimin e një kuadri ligjor ku sot, fatkeqësisht, mbizotërojnë boshllëqet, aq sa duket se edhe në vet kuadrin ligjor influenca e krimit, qoftë edhe në formën e paralizimit të strukturave mbështetëse të kuadrit ligjor, është prezente.

- Mirëkoordinimin mes organeve të drejtësisë dhe të rendit në tërësi, duke patur parasysh se një nga problemet themelore të konstatuara nga vëzhguesit e vëmendshëm dhe ekspertët ndërkombëtarë apo lokalë që lidhet me dështimin e derisotëm të luftës kundër trafikimit të personave në Shqipëri, ka qenë moskoordinimi i plotë ndërmjet këtyre strukturave dhe kryerja e detyrës nga çdo strukturë thuajse për të larë gojën.

- Me themelimin dhe fuqizimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një strukturë e re që së shpejti do të vihet në jetë, do të kemi një standard tjetër. Një standard të nivelit të lartë, për të garantuar evidentimin dhe hetimin e veprave penale, në zbatim të strategjisë së re dhe Planit të Veprimit Kundër Krimit të Organizuar, duke forcuar gjithë zinxhirin institucional dhe duke pasur një hallkë të munguar deri më sot, për të koordinuar organet e rendit dhe organet e drejtësisë.

KOMENTE