Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkiake nr. 11 kërkon nga qeveria ndihmë lidhur me përmbytjen
English

Bashkiake nr. 11 kërkon nga qeveria ndihmë lidhur me përmbytjen

Bashkia e Tiranës ka vazhduar edhe sot t’u vijë në ndihmë banorëve të përmbytur në Tiranë. Ndonëse situata vazhdon të jetë emergjente, thirrjet e Bashkisë por edhe të banorëve të përmbytura kanë renë në vesh të shurdhër të qeverisë. Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 11, Haki Mustafa i ka kërkuar sërish sot ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit, t’u ofrojnë ndihma në ushqime, veshmbathje, ndihmë mjekësore banorëve dhe t’u bashkohen strukturave të Bashkisë së Tiranës, për të bërë pastrimin e zonës së përmbytur.

“Sot është dita e katërt që janë përmbytur këta banorë. Siç e shikoni, janë në hall të jashtëzakonshëm, nuk kanë vend për të fjetur, nuk bëhet fjalë për pajisje, orendi që kanë shkuar të gjitha dëm. Është pasuri e një jete dhe shoh që deri më sot, përveç Bashkisë që sot ka 400 forca në të gjithë territorin dhe rreth 95 mjete, këtu nuk është dukur dora e asnjë institucioni shtetëror. Unë i bëj thirrje ministrit të Brendshëm, i bëj thirrje kryeministrit i cili ka qenë edhe kryetar bashkie, të marrin masa sa më të shpejta, sa më urgjente, që këtyre njerëzve t’u vijë në ndihmë. Sot, ata gjenden në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe nëse nuk do të kishte vepruar Bashkia, aq sa ka pasur mundësitë, sot këtu mund të kishte ndonjë epidemi. Ka dhe një shqetësim mbarë qytetar i cili konsiston në faktin se kur të vijnë për t’i vlerësuar këto dëme, janë të detyruar t’i heqin, pasi mund të përhapen sëmundje, nëse nuk hiqen rrobat, nëse nuk hiqen të gjithë ato materiale që këta banorë kanë pasur një jetë të tërë.” – u shpreh Mustafa.

Kryetari i njësisë bashkiake nr.11 Mustafa i ka bërë apel qeverisë që të drejtojë sytë ndaj këtyre banorëve të përmbytur dhe të mos bëjë “një sy qorr dhe një vesh shurdh”.

“Unë shoh një vonesë shumë të madhe dhe sot, në ditën e katërt, ju e kuptoni se çfarë përgjigje mund t’u kthejmë këtyre banorëve ose kur ikim nga ky vend, u kthejmë shpinën, ju kuptoni se çfarë mund të thonë këta banorë të shqetësuar me të drejtë. Bashkia është pranë tyre dhe secili nga këta banorë shpreh opinion të mirë, por për qeverinë që nuk është dukur prej katër ditësh, asnjë person, këmbë njeriu në këto lagje kanë një mllef të cilin e pohojnë” - tha kryetari i njësisë bashkiake nr.11 Mustafa.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, në lidhje me ngritjen e grupeve të vlerësimit të ngritura nga Bashkia, Mustafa është shprehur: “Ne i kemi çuar listat, qoftë me numrin e banorëve, pasi me ndihmës-administratorët e mi kam bërë regjistrimin e familjeve, kam nxjerrë numrin e personave, të familjarëve që janë në gjendjen civile, kam dërguar se sa krevate, sa dyshekë, sa çarçafë nevojiten, të paktën për sa i përket hapit të parë. Më pas, komisioni ngrihet nëse shpallet emergjenca. Ata akoma e kësaj dite nuk e kanë shpallur gjendjen e emergjencës në këtë zonë, ndërsa mendojnë se këta banorë janë të lumtur. Sa u përket komisioneve, ne si njësi i kemi bërë gati, por komisioni i vlerësimit hyn kur të shpallet gjendja e emergjencës dhe të caktohen edhe pjesë nga Prefektura dhe qeveria.” - ka përfunduar Mustafa.

KOMENTE