Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stadiumi i Ri në Tiranë duket se u harrua (VIDEO)
English

Stadiumi i Ri në Tiranë duket se u "harrua" (VIDEO)

Një tjetër vit i djegur për investimet në infrastrukturën sportive dhe më kryesorja është shkurtimi i fondit të parashikuar nga qeveria në buxhetin e këtij viti për stadiumin e ri.

Këshu 2.2 milion dollarët e parashikuar për projektin e stadiumit të ri kombëtarë është djegur pasi nuk është vënë në eficencë. Vendimi i marrë është bërë publik sot në Komisionin e Ekonomisë nga vetë drejtorja e Thesarit.

Nga një shkurtim në total prej rreth 10 milion dollarësh për investimet me burim financimit të brendshëm, 2.2 milion ishin të parashikuara për stadiumin.

“Parimi kryesor i shkurtimit në shpenzimet kapitale është të shkurtoheshin shpenzimet që ishin të paprokuruara, të pakontraktuara me qëllim që të mos kemi kosto të mbatur vitin e ardhshëm. Kryesisht u tentua në shpenzimet administrative, pra sic e shihni shkurtimet e brendshme janë shumë pak vetëm 930 mln lekë. Mund të përmend vetëm një shkurtim që është i rëndësishëm, stadiumi i ri që është 220 milion”, tha Drejtorja e Thesarit, Mimoza Dhembi.

Megjithatë nga Drejtoria e Stadiumit është caktuar fundi i muajit nëntor si afati kur priten projektet e reja për stadiumin. Zëra të brendshëm nga shoqëria "Kuq e Zi", që do të menaxhojë këtë projekt, thuhet se stadiumi i ri do të bëhet në bazë të një investimi me koncesion, ndërkohë që nga qeveria është konfirmuar disa herë se ata nuk kanë mundësi financiare për të ndërtuar stadiumin, një përgjigje që stadiumin e ri kombëtarë e lë në dorë të kompanive të huaja dhe parave të tyre me skemën e koncensionit.
1926

KOMENTE