Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banka Botërore do të japë disa hua për Shqipërinë, aq sa të mbulohet gropa fiskale
English

Banka Botërore do të japë disa hua për Shqipërinë, aq sa të mbulohet gropa fiskale

Banka Botërore i del garant qeverisë se do t’i japë shumën e kërkuar për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit. Ellen Goldstein, drejtore e BB për Europën Juglindore në një konferencë për mediat ka deklaruar se Shqipërisë do ti jepen disa hua në formën e mbështetjes buxhetore. Golstein u shpreh se huaja do të jetë aq e madhe sa për të mbuluar gropën fiskale të vendit.

“Ne nuk do të japim një hua, por disa hua, dhe ajo që ka pasur parasysh ministri financave ka qenë ajo e mbështetjes buxhetore. Po bëhet një analizë financiare, kështu që jemi në fazë të hershme për të diskutuar. Huaja do të jetë aq e madhe sa për të mbuluar gropën fiskale, pasi të bihet dakord për kuadrin fiskal dhe pasi të bihet dakord për të gjitha këto, do të mbetet një deficit që do të financohet nga burime të ndryshme dhe në fund do të jemi ne. Ju keni të drejtë që kjo do të bëhet pjesë e buxhetit të qeverisë. Paratë do të shkojnë drejt e në buxhet. Është shumë herët për të dhënë një kohë të saktë se kur do ta disbursojmë këtë fond parash”tha ajo.
Ndërkohë drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, Piero Cipollone, ka vlerësuar si një çështje mjaft serioze nivelin e kredive të këqia.

“Kjo është një çështje shumë serioze. Ka dy çështje: Një pjesë e problemit është se një pjesë e kompanive presin të marrin nga qeveria detyrimet e pashlyera dhe shlyerja e këtyre detyrime do të ishte me vlerë. Çështja tjetër ka të bëjë me koletaralin që kërkojnë bankat në Shqipëri dhe ky është një tjetër problem i rëndësishëm, që është afatgjatë” u shpreh ai.
Drejtoresha për Europën juglindore ndër të tjera u shpreh se taksat e larta dëmtojnë investimet në vend.
“Banka Botërore nuk ka dhënë një rekomadim të saktë për sistemin e taksave në Shqipëri, por megjithatë ne i kemi vënë në dukje qeverisë, mendimet tona për taksat progresive.
Taksat e larta mund të dëmtojnë investimet. Në Shqipëri, sistemi i taksave nuk është progresiv. Nëse qeveria është dakord, Shqipëria është në gjendje që të fusë një sistem taksash progresive” theksoi ajo.
Banka Botërore i bëri gjithashtu thirrje qeverisë që paralel me shlyerjen e borxhit duhet të realizojë edhe detyrimet e saj për vendet e punës dhe përmirësimin e mirëqenies së njerëzve.


Ky është mendimi im personal, jo i Përsa kohë që ka një kuadër fiskal të kujdesshëm, të ndihmosh pjesën më të vafër të popullsisë së një vendi, është baras me atë që, Banka Botërore do të merret me uljen e varfërisë dhe shpërndarjen ekonomike në një vend. Kjo duhet bërë në një kuadër të kujdesshëm fiskal dhe ekonomik. Ndryshe, kjo ndërhyrje do të ishte shumë e rrezikshme.

Nëse do rrezikohej qëndrueshmëria e buxhetit do të ishte e rrezikshme kjo ndërhyrje.
Goldstein: Ka disa skenare sesi mund të veprojë qeveria
Goldstein: Nga të gjitha vendet e Europës, Shqipëria ka sektorin më të vogël publik. Kemi theksuar disa ide që janë të rëndësishme për qeverinë.
E para: Mund të rrisësh taksat për dikë, por duhet t'i ulësh për dikë tjetër
E Dyta: Mund të rritet progresiviteti i taksave, me qëllim që ata që kanë më shumë para të paguajnë taksa më shumë
E Treta: Të ulet evazioni fiskal dhe të rritet numri i atyre që paguajnë taksat
E katërta: Të ekzistojnë mekanizmat e mbrojtjes për qytetarët e varfër.

Huatë e këqija, Cipollone: Çështje shumë serioze
Cipollone: Kjo është një çështje shumë serioze. Ka dy çështje: Një pjesë e problemit është se një pjesë e kompanive presin të marrin nga qeveria detyrimet e pashlyera dhe shlyerja e këtyre detyrime do të ishte me vlerë. Çështja tjetër ka të bëjë me koletaralin që kërkojnë bankat në Shqipëri dhe ky është një tjetër problem i rëndësishëm, që është afatgjatë.

Goldstein: BB do të japë hua për të mbuluar gropën fiskale
Në lidhje me huanë që do të japë BB, ministri i Financave ndihet i inkurajuar për këtë fakt dhe gazetarët duan të shikojnë shifrat se sa e madhe është. Ne nuk do të japim një hua, por disa hua, dhe ajo që ka pasur parasysh ministri financave ka qenë ajo e mbështetjes buxhetore. Po bëhet një analizë financiare, kështu që jemi në fazë të hershme për të diskutuar. Huaja do të jetë aq e madhe sa për të mbuluar gropën fiskale, pasi të bihet dakord për kuadrin fiskal dhe pasi të bihet dakord për të gjitha këto, do të mbetet një deficit që do të financohet nga burime të ndryshme dhe në fund do të jemi ne.

Ekonomia shqiptare, Goldstein: Rritja ekonomike e Shqipërisë është ngadalësuar
Sipas raportit dy vjeçar të ekonomisë, që ne nxjerrim, rritja ekonomike e Shqipërisë është ngadalësuar në shifra vitet e fundit. Nuk është e çuditshme duke pasur parasysh krizën në Europë. Ne mendojmë se në gjithë Ballkanin dhe sidomos në Shqipëri ka përpjekje për rimëkëmbje. Shkalla e rritjes shkon, 2 deri në 3 për qind në vit.

Taksa progresive, Goldstein: Taksat e larta mund të dëmtojnë investimet
Banka Botërore nuk ka dhënë një rekomadim të saktë për sistemin e taksave në Shqipëri, por megjithatë ne i kemi vënë në dukje qeverisë, mendimet tona për taksat progresive. Taksat e larta mund të dëmtojnë investimet. Në Shqipëri, sistemi i taksave nuk është progresiv. Nëse qeveria është dakord, Shqipëria është në gjendje që të fusë një sistem taksash progresive.

Paketa e ndihmës për mbylljen e gropës se buxhetit, Goldstein: Është herët për të dhënë një kohë të saktë
BB në shkallë botërore është si huadhënës i shkallës së fundit, por kjo nuk do të thotë se vendi është në krizë, por se vendi duhet të shikojë edhe fonde të tjera, si ai nëpërmjet granteve. Kur lind nevoja vendet na drejtohen. Ju keni të drejtë që kjo do të bëhet pjesë e buxhetit të qeverisë. Paratë do të shkojnë drejt e në buxhet. Është shumë herët për të dhënë një kohë të saktë se kur do ta disbursojmë këtë fond parash.

1932

KOMENTE