Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Del nga burgu dhe vret të fejuarën për motive xhelozie
English

Del nga burgu dhe vret të fejuarën për motive xhelozie

Arbër Dedja ka vrarë me pushkë të fejuarën e tij pas një zënke xhelozie, motiv që akoma mbetet për tu vërtetuar. Ngjarja e rëndë është shënuar mesditën e djeshme në qendër të Peshkopisë, ndërsa viktimë e sulmit me armë e 23- vjeçarit është 19-vjeçarja Mbaresa Torba nga një fshat i Dibrës. Autori ka lënë armën e krimit në vendin e ngjarjes dhe është larguar në drejtim të paditur për momentin, ndërsa personat që janë gjendur afër vendit të krimit kanë lajmëruar policinë e Dibrës dhe më pas trupi i pajetë i 19- vjeçares është dërguar në morg. Kryepolici i Dibrës ka nisur operacionin për kapjen e 23-vjeçarit, ndërsa arrestimi i tij është kryer mbrëmë rreth orës 20.30. Autori është një person me precedent penal dhe sapo ka lënë qelinë, ka vuajtur dënimin për vjedhje. Ai njihej si njeri problematik në zonë.

Ngjarja

Mbaresa Torba, 19-vjeçe, studente e Infermierisë, iu mor jeta pabesisht nga njeriu me të cilin kishte vendosur të kalonte jetën. Vajza, e cila mësohet se ka qenë në familjen e gjyshit (dajës) të saj në një lagje të Peshkopisë, sapo kishte filluar vitin e parë të studimeve dhe nga të dhënat mësohet se lidhja e dy të rinjve ka qenë bërë familjare dhe ishin të fejuar. Policia ende nuk ka sqaruar mirë rrethanat e krimit, pasi në momentin që të rinjtë kanë qenë në banesë, aty nuk ka pasur persona të tjerë të familjes së vajzës e për pasojë nuk dihet saktësisht se çfarë kanë debatuar mes tyre. Por, policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive të para të fqinjëve të banesës në të cilën ka ndodhur krimi i rëndë, ka mundur të ndërtojë edhe mekanizmin e vrasjes. Vajza duket se e ka përcjellë të fejuarin e saj deri në afërsi të daljes së shtegut të oborrit. Djali ka shkuar i armatosur deri te shtëpia ku gjendej vajza dhe e ka lënë armën të fshehur. Pasi vajza është ndarë me të dhe është kthyer për në banesë, i riu e ka qëlluar nga pas shpine duke i marrë edhe jetën. Pasi e ka qëlluar vajzën ka lënë armën në vendin e krimit dhe ka ikur me vrap që aty.

Janë një sërë dëshmish që janë mbledhur në vendin e ngjarjes si dhe nga familjarët e autorit të krimit të rëndë. Emri i të riut që u kthye në vrasës ditën e djeshme ka qenë i skeduar prej kohësh nga policia, pasi ai rezulton i dënuar edhe për vjedhje. Dyshimet bien mbi një krim për motive të dobëta dhe nga sa kanë dëshmuar fqinjët e gjyshit të vajzës aty para se të ndodhte ngjarja është dëgjuar një debat i ashpër po nuk dihet se cili ka qenë motivi i zënkës. Policia saktëson se fakti që Dedja ka shkuar i armatosur në shtëpinë e vajzës krimi ka qenë i paramenduar, ndërsa dyshimet e para në lidhje me motivin kanë të bëjnë pikërisht me xhelozinë e të riut. Pritet prangosja e tij dhe dëshmia e familjarëve të viktimës për të mësuar më shumë hollësi mbi motivin që ka çuar në këtë vrasje/shekull online/

KOMENTE