English

Policia e Tiranës, bllokon motorët pa dokumenta të rregullta

Aksioni i policisë në Tiranë për bllokimin e motorëve që qarkullojnë pa dokumentacion të rregullt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Në një njoftim të policisë thuhet se do të merren masa administrative për drejtuesit e motorëve, të cilët shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si dhe për ata, të cilët lëvizin pa kaska mbrojtëse.

Motorët janë kthyer në një problem për rrugët urbane të kryeqytetit, sidomos për shkak të numrit të lartë të aksidenteve ku janë të përfshira këto mjete.

KOMENTE