Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati kërkon nga Hollanda mbështetje për marrjen e statusit në dhjetor
English

Bushati kërkon nga Hollanda mbështetje për marrjen e statusit në dhjetor

Në kuadër të një turi rajonal, Ministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Hollandës, z. Frans Timmermans zhvilloi sot një vizitë në Tiranë. Ai u prit në takim dhe zhvilloi bisedime me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati.

Marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Hollandës, perspektiva e integrimit të Shqipërisë në BE, dhe marrja e statusit të vendit kandidat ishin çështjet kryesore që u diskutuan gjatë vizitës së Ministrit Timmermans në Tiranë.

Gjatë takimit, Ministrat vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin për intensifikim e tyre, përmes thellimit të dialogut politik, si dhe nxitjes së bashkëpunimit në fushën ekonomike e në fusha të tjera me interes të ndërsjelltë.

Bashkëbiseduesit u ndalën në veçanti në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe marrjen e statusit të vendit kandidat.

Ministri Bushati, në fjalën e tij, falenderoi homologum hollandez për mbështetjen e dhënë nga Hollanda në procesin e integrimit të vendit në BE, si dhe për kontributin përmes programeve në mbështetje të reformave që po kryhen në vendin tonë. Ai siguroi për angazhimin dhe vullnetin e plotë të qeverisë për tu fokusuar në përmbushjen e reformave ku nevojitet progres i mëtejshëm, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat dhe avancimin drejt hapit tjetër, bisedimeve për anëtarësim.

Ministri Timmermans, nga ana e tij, vlerësoi progresin e deritanishëm të Shqipërisë në procesin e integrimit, duke u shprehur se e ardhmja e sigurte e vendit është BE-ja. Ai nënvizoi angazhimin e plotë në mbështetje të këtij procesi dhe inkurajoi që të vijohet në drejtim të përmbushjes dhe konsolidimit të reformave për marrjen e statusit të vendit kandidat.

KOMENTE