Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova kërkon njohjen nga Singapori
English

Kosova kërkon njohjen nga Singapori

Ministri Hoxhaj e ka njoftuar homologun nga Singapori për progresin që po arrihet në Kosovë dhe forcimin e gjithanshëm të shtetësisë.

Hoxhaj veçoi fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, përmes njohjeve dhe anëtarësimit në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj kërkoi sërish njohjen e Kosovës nga Singapori, duke theksuar se përmes një vendimi të tillë, Singapori do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit afatgjatë në Ballkan.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për bashkëpunim të ngushtë bilateral me Singaporin, në shumë fusha.

Ministri i Punëve të Jashtme i Singaporit, Kasiviswanathan Shanmugam ka vlerësuar progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e shtetit të tij për avancimin e gjithanshëm të proceseve.

Ministri Enver Hoxhaj gjatë tre vjetëve të kaluar ka vizituar disa herë rajonin e Azisë dhe Oqeanisë ku ka lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e kësaj pjese të botës.

Ndërkaq, më 29 janar 2013, ministri Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Singapor, me ftesë të ministrit Shanmugam, të cilit i pati dorëzuar kërkesën për njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

KOMENTE