Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mima: Rama thyen totalisht bazën ligjore
English

Mima: Rama thyen totalisht bazën ligjore

Deklarata e plotë për shtyp e deputetit tw PD-sw Florion Mima:

Sot, kryeministri i ri i vendit, ka shkarkuar, në thyerje totale të bazës ligjore, pa asnjë argument dhe tërësisht jashtë të gjitha procedurave ligjore në fuqi, Drejtoren e Institutit të Statistikave, zj. Ines Nurja, një eksperte karriere e statistikave kombëtare, duke e zëvendësuar atë me z.Gjergj Filipi, drejtor i Institutit ‘Agenda’, tashmë edhe haptazi jo të pavarur.

Sot, të gjitha paralajmërimet e Partisë Demokratike lidhur me fushatën e spastrimeve politike dhe emërimeve të reja klienteliste e aspak meritokratike, po vërtetohen katërcipërisht.

Sot, kuptohet qartë qëllimi i atentatit ndaj konsensusit me shtyrjen e futjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.

Statistikat e vendit, një krenari kombëtare e cituar pa përjashtim në të gjitha raport-progreset e Bashkimit Evropian, kanë pësuar sot atentatin më të rëndë dhe paralajmërimi tjetër i Partisë Demokratike për kapjen e statistikave të vendit dhe vendosjen e tyre nën thundrën e kryeministrit të ri të vendit, është sot plotësisht i vërtetuar.

KOMENTE