Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëveshje Shqipëri - Indi, për shmangien e tatimit të dyfishtë
English

Marrëveshje Shqipëri - Indi, për shmangien e tatimit të dyfishtë

Po ditën e djeshme Komisionet Kuvendore për Ekonominë dhe ai për Çështjet Ligjore morën në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin”.

Në Komisionin për Ekonominë, marrëveshja u prezantua përpara anëtarëve të Komisionit nga Zëvendësministri i Financave, z.Ervin Mete.

Në fjalën e tij përpara deputetëve, zoti Mete vuri në dukje se marrëveshja në fjalë, dispozitat e së cilës kanë përparësi ndaj legjislacioneve tatimore të të dyja vendeve, synon të shmangë tatimin e dyfishtë ndaj individëve që mund të kryejnë veprimtari në të dyja shtetet, por që janë rezidentë vetëm në njërin prej tyre. Gjithashtu, në këtë marrëveshje parashikohen disa dispozita në bazë të të cilave shtetet mund të shkëmbejnë informacione dhe të bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal nga subjektet që kanë veprimtari në të dyja vendet.

Marrëveshja e paraqitur në Kuvend për ratifikim, është nënshkruar më 8 korrik, 2013 dhe krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë, shqiptarë dhe indianë, që kanë veprimtari biznesi apo të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dyja shteteve.

Anëtarët e Komisionit për Ekonominë e miratuan unanimisht marrëveshjen në fjalë dhe u shprehën dakord për kalimin e saj në seancë plenare.

Gjithashtu, marrëveshja në fjalë u shqyrtua dhe më pas u miratua edhe në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

KOMENTE