Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Strategjia e komunikimit, thelbësore në mbarëvajtjen e çështjeve
English

Strategjia e komunikimit, thelbësore në mbarëvajtjen e çështjeve

Gjuha e folur, është thjesht një tingull i cili venitet në ajër, i përbërë nga një mori fjalësh me renditje të pa kthyeshme e cila rrjedh si një vijë drejt dëgjuesit.

Sipas Omerit (Autorit të Iliadës dhe Odisesë) fjalët janë pjesë përbërëse e një shigjete e cila është drejtuar drejt një shënjestre të përcaktuar. Kjo karakteristikë e saj e materializon duke i dhënë një fuqi konkrete në jetën e njeriut. Ajo del si subjekt që paraqitet veç një çast të caktuar i cili nuk mund të ndalet, apo të eliminohet mbasi është thënë.

Ky element i njohur mirë nga kulturat e lashta edhe sot paraqitet të jetë thelbësor në mbarëvajtjen e çështjeve të komuniteteve që ndajnë interesa të përbashkëta. Në origjinë të komunikimit njerëzor, fjala paraqitet të jetë forma fillestare e artit duke qenë nga vete natyra instiktive për njeriun, kështu, lëvrimi i saj në dimensionin e pastër të zërit është mjaft tërheqëse për vetë atë, si një nga rrugët për të arritur qëllimet e tij primare. Në këtë mënyrë ajo është e aftë të rregullojë lidhjen me realitetin që e rrethon, dhe të kthehet në një mjet mjaft të dobishëm për mbarëvajtjen e jetës. Shumë element janë ato që e karakterizojnë suksesin si në jetën e përditshme ashtu edhe në momente të veçanta të saj, ndër të cilat dhe kultura individuale e cila është shfaqja e shumë atributeve dhe sjelljeve personale edukativo-arsimore. Ajo duket në baraspeshë me brendësinë dhe të fshehtat e personit apo personazhit që shpreh me anë të gjuhës apo të mimikës.

Pragmatizmi i komunikimit është një dimension i ndërlikuar: efekti që përftohet prej tij, nuk varet vetëm nga ajo që dëshirohet të përçohet tek dëgjuesi, por edhe nga mënyra e të përçuarit të këtij mesazhi, nga lidhjet që kanë bashkëbiseduesit, nga konteksti i bisedës si dhe nga shumë faktor të tjerë. Një shprehje fytyre, një lëvizje dore, një nënqeshje e pa kontrolluar, mund të modifikojë në mënyre drastike kuptimin që dëshirohet t’i jepet një mesazhi verbal. Është në natyrën njerëzore që së pari të ndalet në pamjen e jashtme fizike për të kategorizuar apriori një individ, kjo për shkak se modelet e veshjes si dhe qëndrimi i tij flasin para se të flas gjuha. Shoqëritë shekullare në të shumtën e rasteve vënë në qendër të rregullimit të marrëdhënieve ndër njerëzore (përfshi këtu edhe marrëdhëniet e punës) aspektin fizik si dhe paraqitjen e jashtme. Ambienti që na rrethon, është i tejmbushur me informacione, kështu që, natyrshëm lindin stereotipe dhe formate model me anë të të cilave mëndja e njeriut ka nevojë të klasifikojë personazhe të ndryshëm për ti bërë ballë këtij vërshimi të informacionit dhe alternativave nga të gjitha anët. Kjo tendencë standardizuese është automatike tek shumica e njerëzve, si sjellja më e frytshme në situata të tilla kaotike. Por, ky lloj reagimi paraqitet të jetë dhe i dëmshëm për shkak se sjell përgjithësime të cilat janë negative për individin në veçanti dhe për shoqërinë në përgjithësi. Kështu, shoqëria jonë, në çdo ambient vuan nga formimi i stereotipeve dhe paragjykimeve, të cilat na janë imponuar edhe nga shkaqet e sipër përmendura. E njëjta situatë vlen edhe për mjedisin e punës në të cilin pranohen si të mirëqën modele tashme shabllon si për figurën femërore ashtu dhe për atë mashkullore (natyrisht në grada të ndryshëm nga njëri-tjetri), shpesh herë dhe duke penalizuar të parën si domosdoshmëri për të qenë të suksesshme të pasurit e karakteristikave të kukullës Barbi, pra në këtë rast mbizotëron komunikimi fizik dhe jo ai verbal.

Sipas Stefano Cialdini, në vlerësimin e një personi, ne nuk marrim të gjitha të dhënat që kemi në dispozicion për të, por instinktivisht përzgjedhim vetëm një element të veçuar dhe tejet përfaqësues, dhe shpesh herë ky element duket se është pikërisht pamja e jashtme. Kështu, gjuha dhe komunikimi mund të jenë një mjet mjaft i frytshëm për të mënjanuar stereotipin e krijuar ndaj një personi të bazuar fillimisht vetëm mbi pamjen. Kjo për shkak se me anë të komunikimit verbal, në një mënyrë apo në tjetrën personi tregon vetveten dhe brendësinë e tij përtej paraqitjes. Në këtë mënyrë do të evitohen dhe gabimet në vlerësim që lindin pikërisht nga kategorizime fiktive dhe paragjykuese.

Aftësia e mirë e komunikimit është thelbësor për suksesin e çdo individi, përmirësimi i saj shpie në suksese në punë dhe në jetën personale. Ajo duhet të perceptohet si një aftësi profesionale që mund të mësohet dhe të përdoret për avantazhe në fusha të caktuara. Në këtë mënyrë dhe kultura e komunikimit mund të kthehet në një art në vete i përdorshëm për dobitë individuale apo kolektive. Studiues si McLuhan dhe Ong, e kanë parë artin e komunikimit në optiken e rezultatit që përftohet nga praktikimi i sakte i tij. Kështu, komunikimi kthehet jo më në aftësinë e përçimit të një mesazhi, por në përçimin e tij në mënyrë të tillë që personit të cilit i drejtohemi të sillet ashtu siç ne dëshirojmë. Ky aspekt ja vlen të shqyrtohet më thellësisht për sa kohë që na mundëson të përmirësojmë drastikisht marrëdhëniet e interesave ndër njerëzore.

***

Komunikimi në vetvete është një proces i vështirë, ndërsa në punë është akoma më i vështirë. Pasi puna të përball me persona të ndryshëm, dhe kjo padyshim e vështirëson atë pasi nuk mund të përdoret një komunikim standard me të gjithë dhe jo të gjithë arrijnë të kuptojnë mesazhin që përpiqesh të përçosh.

Kur flasim për komunikim, nuk mund të rrimë pa përmendur marrëdhëniet e punës: vend i cili ka për qëllim arritjen e objektivave profesional, paraqitet të jetë një nga sektorët ku ai përdoret më gjerësisht, kjo edhe sepse kemi të bëjmë me interesa jetik si puna dhe biznesi që rregullojnë mbarëvajtjen ekonomike familjare dhe shoqërore. Kështu, dhe sociolog të ndryshëm janë përqendruar në zhvillimin teorik të marrëdhënieve të komunikimit në agjentin e punës. Në përditshmërinë e çdo lloj pune, kemi të bëjmë me një mori individësh të ndryshëm: që nga shefi, klienti, publiku, furnizuesi etj. Me to përballemi personalisht ballë përballë, ose me mjetet e ndryshme të komunikimit si telefoni apo interneti. Është e pa mohueshme se komunikimi është element qendror në aktivitetin e punës. Është element i cili na mundëson të njihemi tek të tjerët si dhe të ndikojmë në ambientin që na rrethon. Të kemi lidhje me to, ti bëjmë me dije për nevojat tona, për aftësitë tona si dhe për atë çka mund të ofrojmë. Sigurisht, që një gjë e tillë do të ndodhte në botën ideale dhe teorike, por për sa i përket botës reale, e vërteta është se në të krijohen konflikte, keqkuptime të cilat sa më shumë të kalojë koha aq më shumë ndikojnë në natyrën e ndjesive dhe perceptimeve tona në punë duke ndikuar në përmbushjen tonë profesionale si dhe drejtpërdrejtë dhe në rezultatet e përftuara prej saj.

Më duhet të vë në dukje në këtë pikë se çdo vend ka rregullat e tij. Hapi i parë drejt suksesit është pa dyshim njohja e tyre, pra, kujt duhet ti drejtohemi, si duhet ti drejtohemi, për çfarë duhet ti drejtohemi dhe cilat janë gjërat që duhet evituar për të mos krijuar bezdi dhe konflikt. Komunikimi i mire pra, është fryt i njohjes, durimit dhe kuptimit të rregullave në një ambient të caktuar, kjo të ndihmon të mënjanosh si dhe të parandalosh situatat e pa këndshme në të. Njohja e vetvetes si dhe e aftësive komunikuese të gjithsecilit, çon në zgjedhjen e një modeli, i cili i përshtatet objektivave si dhe situatave të veçanta. Nuk ekziston një rregull i përgjithshëm për të gjithë individët, për sa i përket mënyrës se si i përballojnë situatat e ndryshme, por ai ndryshon nga personi në person, e rëndësishme është në fakt që të arrihet ekuilibri, energjia dhe harmonia e brendshme për sa i përket asaj çka donë të thuash, dhe të thënurit e saj në mënyrën më të mirë.

Në çdo marrëdhënie interesi në jetën profesionale, është pa dyshim e rëndësishme që kur të komunikohet diçka të jemi efikas në dhënien e mesazhit në mënyrën sa më të saktë dhe të qartë për të evituar keqkuptimet që çojnë në konflikt, pikërisht në një botë ku mbizotëron interesi i ngushtë profesional. Në këtë mënyrë duhen mënjanuar disa faktor që të çojnë në një komunikim të varfër dhe si të tilla duhet të shmangen me çdo kusht. Së pari mund të përmendim përçimin e një mesazhi të pa qartë- në çfarëdo konteksti te komunikimit bëhet, ajo duhet të bëhet duke qene i sigurt se mesazhi është i qartë dhe përcillet pa ndonjë keqkuptim.

Së dyti, është mirë te mënjanohet mbingarkimi i mesazhit me stërhollime dhe stërzgjatje – kjo pikë i referohet dhënies së shumë informacioneve; një gjë e tillë duhet të shmanget, sepse do të çonte në huti por dhe në përçim jo efektiv të mesazhit. Së treti, është mjaft me rëndësi dhe koha e dërgesës - do të thotë se të komunikuarit në një kohë kur dëgjuesi nuk paraqet vëmendje në bisedë, do ta bënte përçimin e mesazhit të paefektshëm. Komunikim lehtëson ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve dhe shmang ndonjë mosmarrëveshje apo keqkuptim. Suksesi brenda një organizate shpesh herë bëhet i mundur nëpërmjet komunikimit efektiv në të gjitha nivelet e saj, duke filluar nga punonjësit e thjeshtë e gjer në gradat e drejtuesve. Jashtë punës, ai është njëlloj i rëndësishëm, do t’i siguronte marrëdhënie ndërnjerëzore më efektive dhe për pasojë do të siguronte një mënyrë jetese më të shëndetshme.

KOMENTE