Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Luneda Sufali, Drejtoresha për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, eskortë policore 24 orë
English

Luneda Sufali, Drejtoresha për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, eskortë policore 24 orë

Kryeministri, Edi Rama mbajti një konferencë të posaçme për shtyp lidhur me masat e reja që kanë të bëjnë me lojërat ilegale të kumarit. Krahas kësaj, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për sigurinë fizike të Drejtoreshës për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.

Në vendim thuhet se qeveria miraton “marrjen e masave për sigurimin fizik dhe garantimin e ushtrimit të funksioneve të drejtorit të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit”.

Me kërkesë të Kryeministrit Rama, Luneda Sufalit i vihet në dispozicion një eskortë policore gjatë 24 orëve. Për këtë vendimi Këshillit të Ministrave thotë se kjo eskortë do të organizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, raporton “Top Channel”.

Një masë e tillë siguri ndërmerret për t'i ofruar znj. Sufali të gjithë mbrojtjen e nevojshme në përmbushjen e detyrës së saj dhe parandaluar çdo kanosje apo rrezik të mundshëm.

KOMENTE