Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shitet trualli i shtëpisë ku lindi Nëna Tereze
English

Shitet trualli i shtëpisë ku lindi Nëna Tereze

Qyteti i Shkupit, aty ku lindi dhe kaloi rininë e saj Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur botërisht si Nëna Terezë, fituese e Çmimit Nobel, ia ka shitur truallin dhe vendin e shtëpisë së saj një biznesmeni privat.

Në fakt në sheshin e qytetit të Shkupit,shkruan zhurnal, kohë më parë ishte vendosur edhe pllaka që përkujtonte se në vendin e shënuar kishte qenë shtëpia e Nënë Terezës.

Edhe pse shqiptarët e Shkupit me protesta kishin kërkuar që në atë vend të ndërtohej shtëpia përkujtimore për Nënë Terezën, sërish ky vendimi për ndërtimin e shtëpisë së Nënë Terezës u morr duke mos pasur parasysh këto kërkesa.

Para se trualli të shitej, dhe në të tani të ndërtohen “shkallë spanjolle”, kishte pasur tentime që të ndërtohet një kishë ortodokse, por kjo tentativë dështoi gjithashtu falë protestave të vazhdueshme.

Tani, shumë shpejt pronari i ri do ta largojë edhe pllakën përkujtimore që ishte vendosur në nder të saj, me qëllim që të ndërtohet një objekt i ri.

Me këtë vendim, qyteti i vendlindjes, nobelistet shqiptare ia shiti truallin e vetëm që e lidhte direkt përkujtimin për Gonxhe Bojaxhiun – Nëna Terezë.

KOMENTE