Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bashkia e Tiranës, po përmbush objektivin për hipotekimin e apartamenteve
English

Bashkia e Tiranës, po përmbush objektivin për hipotekimin e apartamenteve

Bashkia e Tiranës po përmbush me seriozitet angazhimin e kryetarit të Bashkisë z. Basha, për hipotekimin e të gjithë apartamenteve të ndërtuara në Tiranë, përfshirë edhe ato që janë në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit.

Vetëm për këtë vit janë hipotekuar 55 objekte, nga të cilët përfitojnë direkt afro 12 mijë qytetarë të Tiranës. 35 prej këtyre objekteve janë ndërtuar gjatë viteve 2001-2008, me shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit. Pajisja me leje përdorimi nga Bashkia e Tiranës e këtyre objekteve, të mbetura peng për vite me radhë, i hap rrugë hipotekimit të një sipërfaqe ndërtimi prej 202.000m2, ndërsa përfitues direktë janë mbi 7 mijë qytetarë të Tiranës.

Ndërkaq, janë në fazat finale të përfundimit të procesit, edhe 70 objekte të tjera, të ndërtuara po në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, me përfitues afro 14 mijë qytetarë të Tiranës.

Në 132 objekte të tjera, ku ka një problematikë e cila konsiston në mungesën fizike, juridike apo qoftë edhe në mungesën totale të vullnetit të ndërtuesve të tyre për të ndjekur hapat e nevojshëm për plotësimin e dokumentacionit, kemi rënë dakord me Shoqatën e Ndërtuesve dhe Dhomën e Tregtisë, që anëtarët e tyre të marrin përsipër kolaudimin e këtyre objekteve, në mënyrë që të mos penalizohet asnjë qytetar i Tiranës. 20 objekte të këtij grupi janë të vetëdeklaruar pranë ALUIZNI-t dhe një pjesë prej tyre e kanë përfunduar procesin e hipotekimit .

Dua me këtë rast, t’u bëj thirrje ndërtuesve të angazhohen për të përmbyllur sa më parë dokumentacionin dhe t’u japin edhe ligjërisht, atë që banorët kanë blerë kohë më parë, apartamentet e tyre.

Kujtoj këtu, se akti normativ i miratuar për këtë qëllim, i ka hapur rrugën hipotekimit të afro 257 objekteve, me 11 mijë apartamente të ndërtuara me leje, por me kushte të shkelura gjatë procesit të ndërtimit.

Përfundimi i këtij procesi bën pronarë të shtëpive të tyre, rreth 50 mijë qytetarë të Tiranës.

Përgjatë vitit 2012, Bashkia e Tiranës u ka hapur rrugën hipotekimit të 120 objekteve, nga të cilat një pjesë janë pajisur direkt me leje përdorimi të re, një pjesë ka qenë me dokumentacion të munguar dhe është plotësuar nga Bashkia e Tiranës.

KOMENTE