Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Libia shteti më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës
English

Libia shteti më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës

Libia është shteti më i fundit që ka njohur Republikën e Kosovës si vend të pavarur, duke e çuar numrin e njohjeve në 105. 

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Tiranë, ka marrë notën verbale të njohjes nga Libia.
Nota e njohjes verbale, i është dorëzuar Gani Veselajt, Ministër-Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Libisë në Tiranë, Essam F. Ben Galiel, raporton gazeta “Express”.
Në këtë dokument komunikohet vendimi i qeverisë së Libisë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur.
Gjithashtu shteti libanez ka shprehur gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve.

KOMENTE