Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputeti britanik Mark Pritchard, mohon akuzat e The Daily Telegraph për për të bërë biznes në Shqipëri (VIDEO)
English

Deputeti britanik Mark Pritchard, mohon akuzat e "The Daily Telegraph" për për të bërë "biznes" në Shqipëri (VIDEO)

Deputeti britanik konservator Mark Pritchard, ka kërkuar që Komisoni Parlamentar Britanik për Standardet, të marrë në shqyrtim akuzat që i janë bere nga gazeta "The Daily Telegraph", se ai ka ofruar të ndërmjetesojë për investime në Shqipëri, përmes kontakteve të tij politike në vend.

Ngjarja

Deputet britanik është munduar të shfrytëzojë njohjet me politikanë shqiptarë duke ndërmjetësuar favore për investime në vendin tonë.

Lajmi është bërë i ditur nga “The Telegraph”, ku dy gazetarë të maskuar si biznesmenë, kanë arritur të zbulojnë mënyrën se si ai mund të negociojë për të investuar në Shqipëri. Mark Pritchard është deputet konservator dhe anëtar i Komitetit Parlamentar të miqësisë me Shqipërinë.

Mësohet se dy gazetarët e maskuar si biznesmenë kanë takuar politikanin anglez me qëllimin për t’i ndihmuar që të investojnë në Shqipëri. Mark Pritchard u sugjeron gazetarëve, që hiqen si biznesmen të huaj, të investojnë 10 milionë stërlina në një rrjet hotelesh- butik në Shqipëri.

Ai u kërkon “biznesmenëve” që t’i paguajnë 3 mijë sterlina në muaj për shërbimin e tij dhe 3 për qind për çdo marrëveshje të arritur. Dhe në fund të marrëveshjes ai do të përfitonte më shumë se 300 mijë sterlina për investimin në Shqipëri. Më tej politikani anglez duke folur me ‘gazetarët e maskuar’ ka treguar edhe për njohjet e tij konkrete në vendin tonë. “Të jem i hapur, unë e njoh kryebashkiakun, e njoh kryeministrin, e njoh edhe kryetarin e Kuvendit. Nuk loboj, jo, jo. Por, përdor rrjetin tim”, citojnë mediat britanike.

Pritchard ka vizituar Tiranën për herë të fundit në vitin 2010, por ai i tha gazetarëve se ka kontakte të rregullta me politikanët e lartë, madje i dërgon edhe një mesazh kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të zbuluar se çfarë lloj investimesh kërkojnë autoritetet në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që ai kapet mat. Njëherë tjetër ai u përgjua nga një gazetar i maskuar, ndërsa udhëtonte për në Maltë. Deputeti i ofroi gazetarit shërbimet e tij si një konsulent biznesi. Deputeti thotë se akuzat e bëra nga gazeta janë false. Ai tha se do t'i drejtohet Komisionerit Parlamentar të Standardeve që të hetojë për këtë çështje.

Gazeta britanike ka filluar hetimin ndaj deputetit Mark Pritchard disa muaj me pare, pasi burime politike thane se ishin te shqetesuar, se ai mund te perdorte postin e tij si deputet per te perfituar financiarisht.

Gjate nje serie takimesh ne hotele me pese yje, klube private dhe restorante deputeti, sipas gazetes, ka ofruar marreveshje biznesi me nje seri vendesh te tjera. Deputeti ka deklaruar se nuk ka shkelur Kodin e Praktikes si deputetet dhe kontaktet e tij te biznesit nuk ishin te lidhura me punen e tij ne parlament. Ne shtator te ketij viti, z. Pritchard ka regjistruar zyrtarisht kompanine e tij “Mark Pritchard Advisory Limited”, prane autoriteve te parlamentit.

Deri me sot nuk ka kliente te regjistruar, shkruan gazeta.Sipas saj, deputeti ishte me shume i interesuar per investimet ne Shqiperi dhe sipas 'The Daily Telegragh' ka ftuar gazetarin qe te shkonte me te ne Shqiperi, jo ne kapacitet zyrtar se e njihnin te gjithe, por privatisht. Mark Pricharad i mohon tere pretendimet e gazetes dhe thote se po konsultohet me avokatet e tij. Ai eshte nje figure e mirenjohur ne partine konservatore britanike dhe kritik i kryeministrit Cameron.
1956

KOMENTE