Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Thaçi - Ramës: “Jemi të interesuar për suksesin e Shqipërisë” (VIDEO)
English

Thaçi - Ramës: “Jemi të interesuar për suksesin e Shqipërisë” (VIDEO)

Kryeministri Rama zhvilloi sot në mbrëmje në Tetovë, një takim të ngrohtë me kryetarin e Partisë Demokratike të shqiptarëve të Maqedonisë, z. Menduh Thaçi.

Rama dhe Thaçi folën për zhvillimet në Maqedoni dhe Shqipëri. “Jemi të interesuar për suksesin e Shqipërisë,” - u shpreh z.Thaçi, teksa e konsideroi një nder të priste në takim Kryeministrin Rama.

Nga ana e tij, Kryeministri shprehu gjithashtu, kënaqësinë të ishte sërish në Tetovë dhe se ndjehej mirë sa herë që ndodhej këtu. Për qeverinë e Shqipërisë, - u shpreh Kryeministri - është privilegj të jemi të mikpritur siç na mikpresin miqtë dhe vëllezërit në Tetovë.

Kryeministri Rama inkurajoi dialogun mes partive shqiptare, i cili, siç theksoi Kryeministri, “mund të sjellë pozitivitet për të gjithë.”

Gjatë takimit, Rama dhe Thaçi risollën në vëmendje rolin e kontributin e ish liderit të PDSH-së Arbër Xhaferri, duke e konsideruar z. Xhaferri një kujtim të jashtëzakonshëm jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për shqiptarët në tërësi.
1959

KOMENTE