Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi mbushet me kartmonedha 20-mijë lekëshe me fytyrën e kryeministrit Edi Rama
English

Kuvendi mbushet me kartmonedha 20-mijë lekëshe me fytyrën e kryeministrit Edi Rama

Kuvendi i ka nisur punimet me shqyrtimin e projektligjit “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”.
Në fjalën e tij, kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka theksoi se qeveria me këtë projektligj kërkon të mashtrojë shqiptarët se kanë gjoja një qeveri që kursen.
Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për blerje të votës së lirë me para të pista dhe presion të hapur ndaj qytetarëve në të drejtën e votës së lirë.

Në shenjë proteste ndaj asaj që ata e kanë cilësuar si blerje të votave në Korçë, pas transmetimit në televizion të pamjeve që tregojnë shpërndarjen e 20 mijë lekëshave për studentët korçarë, deputetët e Partisë Demokratike kanë “mbushur” Kuvendin me kartmonedha 20-mijë lekëshe me fytyrën e kryeministrit Edi Rama, në të cilat shkruhej fraza “Unë besoj në blerjen e votës”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili e ka cilësuar sjelljen e deputetëve si jo etike dhe krejtësisht të padenjë.
“Veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me etikën që duhet të tregojmë. Kjo sjellje për mendimin tim është krejtësisht e pavend dhe e padenjë.”- u shpreh Meta.
Kryetari i grupit të demokratëve, Edi Paloka paralajmëroi zhvillimin e një proteste ditën e hënë përpara kryeministrisë, kundër asaj që demokratët e cilësojnë, blerje të votave në Korçë. Në një prononcim për gazetarët, Paloka tha se kjo protestë është një thirrje për qytetarët që të reagojnë kundër shkeljes së të drejtës themelore për të votuar të lirë.

“Ajo që ka ndodhur në Korçë është një sinjal alarmi për të gjithë
Ky projektligj është në vazhdën e akteve të paturshme që qeveria ka sjellë në Parlament dhe që kërkon të mashtrojë shqiptarët se gjoja po kursen. Këtë e bëjnë pasi nuk ka mbetur shqiptar kur ka parë se u blenë votën korcarëve me paratë e vjedhura. Ajo ishte një skemë e organizuar deri në detaje që dilte se kishte funksionuar me të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet e 23 qershorit, më e rëndë arroganca me të cilën ekzekutohej kjo skemë. Me këtë projektligj ju i hiqni deputetëve nga një litër naftë, sa vota janë 1 mln dollarë, zbarkoi gjithë qeveria para zgjedhjeve dhe kaq para sa do kursejë kjo me këtë projektligj i harxhuat për të vënë në presion qytetarëve, 2 mijë lekëshin, ose kërbacin, futjen në rreth të kuq dhe nesër mund të të shkatërrohej biznesi”tha Paloka.

KOMENTE