Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
O të shporren armët kimike, ose politikanët që i sjellin ato (VIDEO)
English

O të shporren armët kimike, ose politikanët që i sjellin ato (VIDEO)

Ambientalistë, gazetarë dhe dhjetra qytetarë madje dhe fëmijë protestuan para Kryeministrisë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë.

Me pankarta ku shkruhej 'Kryeministër mos na helmo!' apo 'Shqipëria, destinacion i resurseve turistike, jo i lëndëve e armëve kimike', qytetarët i kërkuan qeverisë dhe politikanëve t'i thonë jo çdo marrëveshjeje të mundshme për demontimin e armëve kimike në Shqipëri.

"Të bëjnë kujdes në atë që duhet, ardhja e armëve kimike. Ne si qytetarë shqiptarë do i themi: O të shporren armët kimike, ose politikanët që i sjellin ato!", tha ambientalisti Sazan Guri.

"Ne kemi mundësinë të vemë logjikën në punë dhe një nga pyetjet me elementare është: Përse armët kimike duhet të asgjësohen në Shqipëri?" tha Mustafa Nano.

Protestuesit u shprehën se do t'i drejtojnë një kërkesë deputetëve të Parlamentit shqiptar për të kërkuar interpelancë me Kryeministrin lidhur me qëndrimin e Qeverisë mbi këtë çështje.

Gjithashtu kërkuan sensibilizimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë për t'i thënë jo bashkarisht ardhjes së armëve kimike siriane ndërsa lajmëruan një tjetër protestë ditën e shtunë.
1960

KOMENTE