Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli akuzon Bashën: “je i paaftë të udhëheqësh PD dhe opozitën
English

Topalli akuzon Bashën: “je i paaftë të udhëheqësh PD dhe opozitën

Gjendja brenda Partisë Demokratike nuk është e qetë sa shihet me sy të lirë dhe jashtë kontureve të godinës së SHQUP, aktualisht selia e partisë më të madhe të opozitës. Brenda selisë, e sidomos në mbledhjet e grupit parlamentar të kësaj partie, nuk mungojnë rastet kur grupet që përpiqen të marrin dominancën në PD nuk lënë rast pa shfrytëzuar për të goditur rivalët dhe kundërshtarët e të njejtit lloj.

Rasti më i fundit ka qënë ai i mbledhjes së grupit parlamentar të ditës së martë, mbledhje kjo jashtë rendit të ditës, ku ish-kryetarja e Kuvendit, aktualisht nënkryetare e PD dhe deputete e thjeshtë nuk ka kursyer akuzat ndaj kryetarit demokrat, njëherësh kryetar i bashkisë Lulzim Basha. Teksa i ka kujtuar dobësinë e të bërit opozitë, nënkryetarja e PD është shprehur se kjo dobësi mund te sjellë lënien për një kohë të gjatë të “Hakmarrjes për Drejtësi” nëpër këmbët e shqiptarëve.



Situata ka qënë e tensionuar në mbledhjen e grupit të PD, të thirrur jashtë radhe për të përcaktuar dhe qëndrimin politik pas “kauzës” së papritur që doli për opozitën, teksa ishte publikuar dhe një video e “Fiks fare” ku jepej me zë dhe figurë dhënia e 20 mijë lekëve të vjetra për studentët korçarë që studionin në Tiranë që të shkonin e votonin, gjë që rezultoi se ishin para udhëtimi për anëtarë të FRESSH, studentë në kryeqytet. Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mësohet të ketë thënë në këtë mbledhje grupi në adresë të Lulzim Bashës, se “nuk bëhet në këtë mënyrë opozitë.

Ky është një opozitarizëm i dobët, pa asnjë argument dhe tepër e vakët për të sjellë ndryshimin dhe për të krijuar besim tek njerëzit se mund të kthehet PD dhe e djathta në pushtet”. Më tej mësohet se Topalli ka akuzuar Bashën se “je i paaftë të udhëheqësh PD dhe opozitën për të arritur grumbullimin e njerëzve rreth PD”. Deklarata këto që nuk kanë marrë asnjë lloj reagimi nga ana e kreut të PD Basha, por as nga drejtuesit e grupit parlamentar dhe deputetët e thjeshtë, gjë që ka sjellë dhe deklarata të tjera të Topallit në drejtim të lidershipit të ri të partisë, teksa ka kujtuar se në këtë mënyrë do të qëndrohet gjatë në opozitë e se një video nuk mund të përbëjë kauzë për opozitën, që duhet të gjejë një kauzë të vërtetë për të qënë e besueshme dhe e aftë të përballojë këtë mazhorancë.

Mësohet se Topalli ka thënë se “me këtë lloj opozitarizmi, po na vjen këtu Hakmarrja për Drejtësi, të cilën do ta kemi nëpër këmbë. Nuk përbën kauzë për opozitën video me atë që ka ndodhur në Korçë. Duhet ta pranojmë, humbja ishte shumë e thellë, dhe nuk ka asnjë argument anësor për këtë”. Ndërkohë që ky debat ka ndodhur ditën e martë në mbledhjen e grupit parlamentar vetëm dy ditë më pas demokratët e kanë ashpërsuar gjuhën ndaj mazhorancës së majtë për çështjen e zgjedhjeve në Korçë, teksa kanë paralajmëruar protestë në fillim të javës së ardhshme, e cila do të vijojë përhapjen në të gjithë vendin, përballë kryeministrisë dhe institucioneve të tjera.

Debatet në PD kanë vijuar që me startimin e Kuvendit të ri, ku pas tetë vitesh, PD dhe aleatët e saj janë në opozitë, përballë një mazhorance me 85 vota tashmë. Bojkoti i seancave kuvendore erdhi si reagim ndaj Aktit Normativ të qeverisë për ligjin e Administratës Publike. Ka qënë deputetja Mesila Doda ajo që i është kundërvënë liderit demokrat Lulzim Basha, duke kërkuar që opozita të bëhet në Kuvend e jo jashtë tij, pasi kishin kritikuar dikur PS.

KOMENTE