Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrja Klajda Gjosha takim me ambasadorin e Irlandës, Charles Sheehan
English

Ministrja Klajda Gjosha takim me ambasadorin e Irlandës, Charles Sheehan

Ministrja e Integrimit Evropian znj. Klajda Gjosha priti sot në një takim ambasadorin e Irlandës rezident në Athinë, z. Charles Sheehan. Kjo vizitë përkoi me një tryezë mjaft të rëndësishme e cila u mbajt paradite, ku u lançua nisja e dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ministrja Gjosha, e njohu ambasadorin me vlerësimete bëra nga Komsioneri për Zgjerimin, z. Stefan Fyle pas kësaj tryeze.
“Jemi entuziastë për përgëzimet që morëm sot në tryezën që ishte fillesa e dialogut të nivelit të lartë me BE-në, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë për të bërë dhe se marrja e statusit të vendit kandidat në dhjetor, për Shqipërinë është vetëm një hap përpara në procesin e integrimit evropian”, tha Ministrja Gjosha.

Ambasadori Irlandez, vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe theksoi se duhet të respektohet vendimi i vendeve anëtare në dhjetor. Ministrja Gjosha e informoi ambasadorin në lidhje me planin konkret të masave që po ndërmerren nga qeveria si dhe theksoi se ka nisur tashmë turi i takimeve me përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të BE, për të ndryshuar imazhin e Shqipërisë, duke dëshmuar punën e bërë deri tani dhe vizionin e qeverisë së re.
Z. Sheehan, theksoi se është i rëndësishëm dialogu me opozitën në këtë proces. Ministrja e Integrimit theksoi se Kreu i Ri i Parlamentit z. Ilir Meta po ndikon maksimalisht në nxitjen e një fryme të re dialogu me opozitën në parlament dhe kjo është garanci e rëndësishme për vullnetin pozitiv që tregohet në këtë drejtim.

KOMENTE