Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kthehen në detyrë të larguarit nga puna të AKEP-së
English

Kthehen në detyrë të larguarit nga puna të AKEP-së

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin mori dje në shqyrtim projektvendimin “Për miratimin e propozimit të Këshillit të Ministrave të revokimit të zgjedhjes së anëtarëve e të caktimit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe rikthimin në detyrë të anëtarëve e të kryetarit të liruar para mbarimit të mandatit”.

Të pranishëm në mbledhje ishin Kryetarja e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Alketa Mukavelati, si dhe anëtarët Benon Paloka, Zamira Nurçe, Elketa Domi dhe Alban Karapici.

Anëtari i Komisionit për Veprimtaritë, njëkohësisht relatori i çështjes, Robert Bitri vuri në dukje se argumentet ligjore mbi të cilët bazohet vendimi i datës 2.5.2013, për lirimin nga detyra të anëtarëve të AKEP nuk qëndrojnë. Sipas z. Bitri lirimi nga detyra nëpërmjet vendimit të sipërpërmendur të anëtarëve dhe kryetarit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka qenë i parakohshëm. Lidhur me argumentin që ka të bëjë me performancën e dobët, z. Bitri vuri në dukje se rezoluta e miratuar në Maj 2013 për vlerësimin punës për vitin 2012, jep vlerësim maksimal për performancën e këtij enti.

Në vijim, anëtarët e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese u përfshinë në diskutime lidhur me projektvendimin në fjalë. Përfaqësuesit e opozitës, z. Sokol Olldashi dhe z. Helidon Bushati ngritën pretendimin se ky projektvendim paraqitet në Kuvend nisur nga motive politike.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit, z. Eduard Shalsi nënvizoi se bëhet fjalë vetëm për revokimin e një vendimi që nga pikëpamja juridike përbënte shkelje ligjore. Sipas z. Shalsi Komisioni ka një rol të rëndësishëm në garantimin që ente të tilla të jenë sa më larg influencave politike.
“Nuk duhet të ketë kritere të tjera bazë veç profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë. Ne si Komision mund të luajmë një rol të rëndësishëm për forcimin dhe pavarësinë e këtyre institucioneve,” tha z. Shalsi.

Në përfundim, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese e miratoi me shumicë votash projektvendimin në fjalë, që parashikon kthimin në detyrë të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, z. Pirro Xhixho dhe të anëtarëve Alketa Mukavelati, Benon Paloka, Zamira Nurçe dhe Alban Karapici.

Po sot, projektvendimi “Për miratimin e propozimit të Këshillit të Ministrave të revokimit të zgjedhjes së anëtarëve e të caktimit të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe rikthimin në detyrë të anëtarëve e të kryetarit të liruar para mbarimit të mandatit” u shqyrtua dhe u miratua më shumicë votash edhe në Komisionin për Çështjet Ligjore. Në mbledhjen e këtij Komisioni ishte e pranishme Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, znj. Milena Harito.

KOMENTE