Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Deputetët kur është fjala për dieta dhe strehim falas për vete, janë dakord si PD dhe PS-ja
English

Deputetët kur është fjala për dieta dhe strehim falas për vete, janë dakord si PD dhe PS-ja

Kur vjen fjala te trajtimi i deputetëve, mazhoranca dhe opozita arrijnë që të gjejnë gjuhën e përbashkët shumë lehtë. Burime nga mazhoranca bëjnë të ditur se pas përcaktimit në Konferencën e Kryetarëve të vendimit për të rishikuar trajtimin e deputetëve, sekretariati për statusin e deputetit, në përbërje të të cilit janë deputetët, Taulant Balla i PS-së, Robert Bitri i LSI-së dhe Eduard Halimi i PD-së, kanë shqyrtuar nismën e re. Gazeta “Shekulli” ka mundur që të sigurojë projektvendimin e plotë për mënyrën e trajtimit të deputetëve me anë të të cilit deputetët fitojnë strehim falas nga Kuvendi. Për më tepër, Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët përgjatë gjithë vitit, për vlerën mujore prej 17 000 lekë.

I vetmi dënim për deputetët “dembelë”, është që për çdo mungesë pa shkaqe të përligjura në seancat plenare të Kuvendit, deputetit i ndalohet paga ditore. Me vendimin e ri, tashmë kuvendi merr përsipër të paguajë vetëm pasaportën diplomatike të deputetit dhe jo të bashkëshorteve të tyre. Ndërkohë gratë e deputetëve, sipas statusit të deputetit, do të kenë pasaportë diplomatike, por duhet ta paguajnë vetë.

Mësohet se vendimi i ri është hartuar edhe si detyrim sipas ndryshimeve të rregullores për publikimin e shpenzimeve çdo dy muaj si dhe raporteve të BE-së për Shqipërinë që nga 2007- 2013. Në nenin 105 përcaktohet detyrimi i Kuvendit për të bërë transparent dokumentet, ndërsa në nenin 106 përcaktohet se cilat do të konsiderohen dokumente parlamentare. Projektvendimi i plotë

Paga ditore e deputetit llogaritet mbi pagën bazë pa përfshirë shpërblimet dhe mbulimin e shpenzimeve. Paga e deputetit përcaktohet sipas ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 “Për statusin e deputetit”, i ndryshuar, neni 13, dhe ligjit nr. 9584 datë17.07.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, i ndryshuar. Për çdo mungesë pa shkaqe të përligjura në seancat plenare të Kuvendit, deputetit i ndalohet paga ditore. Mungesë pa shkaqe të përligjura për efekt page quhet çdo mungesë, përjashtuar rastet kur me miratimin e Kryetarit të Kuvendit,deputeti merr pjesë në veprimtari parlamentare brenda ose jashtë vendit.

Kryetari i Kuvendit përcakton me udhëzim mënyrën e evidentimit të pjesëmarrjes së deputetëve në seancë plenare. Përveç pagës bazë, deputeti shpërblehet për pjesëmarrje në mbledhje të komisionit të përhershëm ku bën pjesë. Në këtë rast, masa e shpërblimit është 2 000 lekë për çdo mbledhje. 4. Masa e shpërblimit për kryetarët e komisioneve të përhershme të Kuvendit është 2 500 lekë dhe për kryetarët e nënkomisioneve, 2 200 lekë për mbledhje. Kryetari i grupit parlamentar merr 5-15 për qind mbi pagën e deputetit, në raport me numrin e anëtarëve të grupit. Pjesëmarrja në Komisionet e përhershme paguhet deri në 12 mbledhje në muaj, ndërsa në komisionet e posaçme paguhet sipas vendimit të Kuvendit për krijimin e tyre.

Pagesa bëhet sipas listëprezencës së pjesëmarrjes së deputetëve në komisione, të firmosur nga kryetari i komisionit dhe sekretari teknik dhe verifikohet nga procesverbali i mbledhjes përkatëse të komisionit. Ngarkohet shërbimi i komisioneve dhe sektori i trajtimit të deputetëve të bëjnë verifikimet për çdo rast. Deputetët që banojnë në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë në muaj, ndërsa deputetët që banojnë jashtë rrethit të Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 12 ditë në muaj. Deputetët i përfitojnë dietat pas dorëzimit të dokumentacionit vërtetues të firmosur nga ana e tyre. Forma e dokumentacionit vërtetues përcaktohet nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.

Kuvendi mbulon shpenzimet telefonike për deputetët përgjatë gjithë vitit, për vlerën mujore prej 17 000 lekë. Për kryetarët e komisioneve të përhershme dhe kryetarët e dy grupeve parlamentare më të mëdha vlera mujore është 20 000 lekë. Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin e deputetëve. Mënyra e përmbushjes së këtij detyrimi përcaktohet me vendim të Byrosë së Kuvendit. 10. Kuvendi mbulon shpenzimin për pagesën e tarifës së pajisjes me pasaportë diplomatike vetëm për deputetët, gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit. Këto pagesa kalojnë me transfertë në llogarinë personale bankare të deputetit, pas datës 20 të çdo muaji/shekulli/.

KOMENTE