English

Rama: Sot në 17.00 do të mbaj publikisht qëndrimin tim mbi çeshtjen e armëve kimike

Rreth një orë më parë Kryeministri Rama ka njoftuar përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook se sot në orën 17:00 do të shprehë publikisht qëndrimin e tij përsa i përket armëve kimike siriane.

Dhjetra persona kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë, duke iu bashkuar grupit të vogël që e gdhiu para godinës në shenjë proteste ndaj armëve kimike.

Kryeministri Rama menjëherë pas mbërritjes nga vizita e tij në Malin e Zi, mbrëmjen e djeshme ai ka zhvilluar bisedën e 3-të telefonike me sekretarin e shtetit amerikan John Kerry, ndërkohë që ditën e premte, sot pritet edhe mbledhja e Këshillit Ekzekutiv të Organizatës së Parandalimit të Armëve Kimike, OPAK që do të vendosë vendet dhe mënyrat e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë, ndërkohë ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu ka shprehur hapur qëndrimin se Amerika nuk do dëshironte të priste një përgjigje negative nga Tirana zyrtare.
Le të presin orën 17:00 për të marrë vesh vendimin përfundimtar lidhur me shkatërrimin e armëve kimike siriane.

KOMENTE