English

Majdanozi, pse duhet konsumuar

Majdanozi është i pasur me vitaminë B12, C, K, A dhe Beta Caroten. Është një burim shumë i mirë acidi folik (shumë i nevojshëm gjatë shtatzënisë) dhe hekuri. Ka shumë klorofil, i cili ka veti anti-bakteriale. Klorofili është një kurë e mirë për të ndaluar dhe shmangur erën e keqe të gojës (halitosis) për një kohë të gjatë. Majdanozi përmirëson ekuilibrin hormonal tek femrat, si dhe sekrecionet e estrogenit. Është i dobishëm në trajtimin e problemeve hormonale, si: sindroma paramenstruale, menopausa apo vonesa të ciklit menstrual. Është i njohur për qetësimin e dhimbjeve gjatë ciklit. Është i pasur me hekur dhe vitaminë C, duke e bërë të preferuar për rastet me anemi apo lodhje të vazhdueshme.

Majdanozi përmban disa vajra të cilët janë antioksidues natyrorë. Këta vajra neutralizojnë efektet e kancerogjeneve që ndodhen në tymin e cigareve, duke ulur mundësinë e zhvillimit të kancerit. Konsumimi i majdanozit çdo ditë ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe të rreziqeve lidhur me tensionin e lartë. Majdanozi është një diuretik natyror, dhe si i tillë ndihmon në funksionimin e shëndetshëm të veshkave. Me anë të kësaj vetie ndihmon largimin e sodiumit dhe elementëve të tjerë të dëmshëm nga trupi ynë. Vaji i nxjerrë nga majdanozi është një ilaç i mirë për rënien e flokëve dhe lëkurën e thatë.

Majdanozi përdoret nga shumë mjekë popullorë për të kuruar infeksionin në vesh dhe shurdhimin e pjesshëm. Çaji i majdanozit ndihmon tretjen dhe ka efekt lehtësues në rastet me diarre.

KOMENTE