Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turp e për faqe të zezë. Maskat grabisin dy turistë në afërsi të Vermoshit
English

Turp e për faqe të zezë. Maskat grabisin dy turistë në afërsi të Vermoshit

Turp e për faqe të zezë. Shkojnë për turizëm në fundjavë dhe rrezikojnë të humbin jetën nga grabitësit ordinerë.

Dy shtetas amerikanë mbetën të plagosur, gjatë një grabitje të pesuar prej tyre ndërsa udhëtonin me një makinë të marrë me qera në Malësinë e Madhe.

Plagosja e tyre ndodhi kur dy persona të maskuar ndaluan automjetin me të cilin ata udhëtonin, e për shkak të rezistencës së turistëve i qëlluan ata me thikë.

Grabitësit arritën të merrnin prej amerikanëve paratë, zotërimet e tjera dhe automjetin me të cilin po i drejtoheshin Vermoshit për turizëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Grabon.

Personat e maskuar braktisën automjetin disa minuta pas grabitjes, duke u larguar në drejtim të paditur.

Policia është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë për arrestimin e keqbërësve, ndërsa amerikanët janë dërguar në spitalin më të afërt e sipas burimeve te "Top-Channel" ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Per momentin, nuk raportohet identiteti i dy te lenduarve apo i te dyshuarve te mundshem per kete grabitje qe demton rende imazhin turistik te Shqiperise.

KOMENTE