Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta flet për armët kimike në emisionin e Babaramos. Intervista e plotë
English

Ilir Meta flet për armët kimike në emisionin e Babaramos. Intervista e plotë

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka cilësuar me bazë reale shqetësimin e qytetarëve lidhur me çështjen e lëndëve kimike të Sirisë. I ftuar në emisionin e gazetarit Ilir Babaramo, Meta tha se përfshirja në një proces të tillë, nëse do kishim kapacitetet e duhura, do të rriste reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se "shqetësimi i qytetarëve nuk ishte pa baza reale, pasi ata duhet të informoheshin".

I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo lidhur me votën e tij për këtë çështje, Meta tha se nuk mund të mbante një qëndrim, pasi nuk ka pasur një projektligj apo vendim nga ana e qeverisë, por çështja ishte në nivel propozimi apo bisedimesh.

Ilir Babaramo – Dua ta nis bisedën me një pyetje të drejtpërdrejtë: fituam apo humbëm nga refuzimi i projektit për demontimin e armëve kimike të Asadit në Shqipëri?

Ilir Meta – Meqenëse fituam një standard të ri të demokracisë dhe të pjekurisë së politikës shqiptare, duket qartë se ka një ndryshim të rëndësishëm për Shqipërinë pas 23 qershorit, ku vendimmarrja për çështjet e rëndësishme, që kanë të bëjnë me interesin e të gjithë shqiptarëve tanë, nuk mund të merrej pa marrë në konsideratë mendimin dhe shqetësimin e tyre.

Ilir Babaramo – Ka shumë veta që thonë se qeveria nuk duhet të lëshojë pe nga lëvizjet populiste dhe herë pas here duhet të marrë vendime jopopullore. A mendoni se u krijua një precedent, që gjithnjë qeveria duhet të zbatojë atë që thotë turmat?

Ilir Meta – Së pari, qytetarët nuk do t’i quaja turmë.

Së dyti, nuk mendoj se ky është rasti në fjalë, sepse shqetësimi i qytetarëve ka pasur një bazë reale, i cili nuk ka të bëjë thjesht me mungesën e informacionit, (në rast se do të zhvillohej një operacion i tillë: çfarë elementesh do të përfshinte ai? Cilat ishin kapacitetet e Shqipërisë për të ofruar një siguri të plotë?), por ishin disa shqetësime, që kishin ardhur, së pari, për shkak të një propagande mbarëbotërore të një arsenali të frikshëm të armëve kimike të Asadit, gjë që edhe u provua, sepse një përdorim i tyre solli vdekjen e qindra qytetarëve sirianë. Kjo ishte edhe arsyeja pse u kthye ky aksion, i cili ishte një aksion mjaft i rëndësishëm ndërkombëtar.

Së dyti, mendoj se ky shqetësim erdhi edhe për shkak se në të kaluarën ne kemi pasur disa shqetësime, disa probleme, siç ishte rasti më flagrant ai i Gërdecit apo edhe raste të tjera të përmasave më të vogla, ku është vënë re që operacione të tilla kërkojnë kapacitete shumë të fuqishme për të pasur një siguri të plotë.

Pra, nuk mund të themi se ka qenë një shqetësim pa baza. Kështu që në këto dy drejtime, mendoj se qeveria kurrsesi nuk mund t’i injoronte këto shqetësime, për më tepër që edhe vetë, me sa duket, ka ekzistuar një bindje e përgjithshme, që kapacitetet tona nuk kanë qenë plotësisht të mjaftueshme apo të sigurta, për të garantuar një siguri absolute të një operacioni kaq delikat.

Ilir Babaramo – Ju mendoni se ne nuk i kemi kapacitetet e duhura? Përse nuk u tha që në fillim jo?

Ilir Meta – Sepse gjithmonë ka qenë mendimi dhe ideja për të ndarë përgjegjësitë në këto aksione të përbashkëta ndërkombëtare, si dhe për të shqyrtuar mundësinë, shkallën dhe mënyrën e këtij kontributi. Pra, është gjëja më e lehtë të thuash jo, por, me sa duket, Kryeministri Rama, në linjë konsistente me politikën e Shqipërisë për të kontribuar për paqen dhe për sigurinë e botës, sikurse Shqipëria vazhdon të kontribuojë mjaft seriozisht në luftën kundër terrorizimit, duke qenë se kjo ka qenë çështje e hapur edhe nga OKB-ja, edhe nga partnerët tanë, ka shqyrtuar të gjitha mundësitë, hapësirat se si dhe se sa mund të kontribuonte Shqipëria.

Ilir Babaramo – Le t’i marrim gjërat me radhë:

A mendoni se rezoluta e sponsorizuar nga Rusia dhe e mbështetur nga Sekretari Kerry, mund të ishte një zgjidhje e gabuar e krizës siriane, nëse kemi parasysh......

...mund të ishte një zgjidhje e gabuar e krizës siriane, sepse një javë përpara se të bëhej kjo rezolutë, Presidenti Obama kishte deklaruar: “Asad ka kaluar vijën e kuqe. Ne do të ndërhyjmë dhe do të ndëshkojmë”. Përse kjo tërheqje? A mendoni se ne të gjithë u vendosëm në një situatë të tillë pas kësaj tërheqjeje përballë presionit rus nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Ilir Meta – Kriza siriane nuk është një krizë e thjeshtë. Siria është një nyje mjaft e koklavitur e gjithë krizës në Lindjen e Mesme, ku ngërthehen kontradikta nga më të ndryshmet. Është e qartë se përpjekja dhe presioni i SHBA-ve kanë dhënë rezultatet e tyre, që kanë të bëjnë me vetëtërheqjen e Asadit dhe me gatishmërinë e tij të detyruar, pra ishte ky presion që e detyroi Asadin të ecë në një rrugë bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, sidomos për sa i takon dorëzimit të arsenalit të armëve kimike. Nuk e shoh si një tërheqje të SHBA-së, por më shumë e shikoj si një tërheqje të tij të detyruar. Në këto kushte, kjo ishte një rrugë konstruktive e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara.

Ilir Babaramo – Në çfarë rrethanash e morët vesh ju që Shqipërisë i ishte propozuar demontimi i këtyre armëve?

Ilir Meta – Nuk kam shumë dëshirë të bëjë komente të tilla. Nuk mendoj se ky është ndonjë element shumë i rëndësishëm, për më tepër që Kryeministri Rama, para se të komunikonte vendimin apo vlerësimin e tij dhe të qeverisë për këtë çështje, bëri një parashtrim të të gjitha arsyeve, mundësive që...

Ilir Babaramo – A ka kontaktuar zoti Rama me ju personalisht?

Ilir Meta – Ne kemi pasur komunikime të herëpashershme. Mua m’u bë e ditur që ka pasur një interes për të përfshirë edhe Shqipërinë në një përpjekje të tillë ndërkombëtare. Përpjekja ka qenë publike. Natyrisht, vullneti ka qenë një angazhim i Shqipërisë në përputhje me mundësitë që ajo mund të kontribuojë, por jo jashtë mundësive të saj.

Ilir Babaramo – A ka një ndryshim vizioni midis jush dhe zotit Rama, për sa u përket mundësive? Ju këmbëngulnit që Shqipëria do të mbajë aq sa i mbajnë shpatullat e saj, ndërkohë që zoti Rama kurrë nuk i ka vënë në dyshim kapacitetet e Shqipërisë për ta kthyer këtë operacion. Ai paraqiti dy shkaqe për refuzimin:

E para, sepse një vend tjetër ose dy vende të tjera nuk u përgjigjën në kohë.

E dyta, protesta popullore, por ndërkohë kapacitetet e Shqipërisë nuk i vuri asnjëherë në dyshim.

Ilir Meta – Së pari, unë mendoj se fakti që janë bërë diskutime të vazhdueshme, do të thotë që këto kanë qenë rezultat i ndërgjegjësimit se ne nuk i kishim kapacitetet për të marrë përsipër përgjegjësi të tilla. Nëse kjo gjë do të merrej përsipër, do të thoshte një sigurim i kapaciteteve edhe nga jashtë. Kështu që besoj se këtu ka një përputhje të qartë të qëndrimit dhe të vlerësimit tonë për çështjen e kapaciteteve. Në qoftë se ne do të ishim të bindur se Shqipëria i kishte këto kapacitete, nuk do të kishte asnjë arsye që të mos e merrnim këtë përgjegjësi. Ashtu sikurse ka qenë një vendim i përbashkët, që në çdo rast mbetjet e këtyre lëndëve, pas deaktivimit të tyre, nuk duhej të depozitoheshin në Shqipëri.

Ilir Babaramo - Ju e kishit marrë këtë garanci? Pra, që këto mbetje do të zhvendoseshin?

Ilir Meta – Nuk mund të flas, sepse unë nuk kam qenë pjesë e diskutimeve konkrete, por e di shumë mirë që edhe Kryeministri Rama ka qenë i qartë dhe i bindur se ky proces nuk i takonte Shqipërisë.

Ilir Babaramo – Ju jeni informuar...

Ilir Babaramo – Ju jeni i informuar para se kjo çështje të bëhej publike, para se 4-5 ambientalistët e parë të dilnin te piramida?

Ilir Meta – Unë kam qenë në dijeni prej disa kohësh të një propozimi për të përfshirë Shqipërinë, sikurse edhe vende të tjera, në një proces të tillë.

Ilir Babaramo – Mund të themi se këto negociata janë zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe ambasadorit Arvizu?

Ilir Meta – Nuk mund të hyj në detaje, sepse këto nuk më takojnë mua. Zoti Rama ka dhënë shpjegimet e tij publike, ambasadori i nderuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë shpjegimet e tij publike. Këto kanë qenë shkëmbime të mendimeve, të ideve, të shqetësimeve të të dyja vendeve partnere, shqetësimi ka qenë i përbashkët dhe mendoj se qëndrimet kanë qenë mjaft pozitive nga të dy palët.

Ilir Babaramo – A e menaxhuan mirë ata situatën, të paktën në raport me opinionin publik? Ku gabuan? Çfarë duhet të kishin bërë ndryshe?

Ilir Meta – Nuk mendoj se kjo çështje ka të bëjë me menaxhimin e situatës, me opinionin publik. Opinioni publik kishte disa shqetësime bazë, themelore, aq sa, dhe sikur të jepeshin garancitë më të mëdha, përsëri do të ishte shqetësuar, do të ngrysej e do të gdhihej i shqetësuar. Unë mendoj se ky ishte një vendim i natyrshëm për të gjithë ecurinë e zhvillimit të ngjarjeve.

Ilir Babaramo – Ka pasur një mungesë transparence, të paktën i gjithë opinioni publik për këtë është shprehur. Pse ka pasur një mungesë transparence nga qeveria shqiptare?

Ilir Meta – Nuk mendoj se kishte mungesë transparence. Diskutime të tilla për një vendim që mund të merret, që mund të mos merret, natyrisht që nuk mund të bëhen publike, prandaj ekzistojnë shtetet, diplomacitë, pra të gjitha instrumentet. Gjithmonë është premtuar që për çdo vendim që do të merrej do të kishte transparencë të plotë për opinionin publik dhe po kështu çdo vendim, në çdo rast, do të kalonte në Parlament, aty ku është edhe opozita, ku janë të gjithë të zgjedhurit e popullit shqiptar. Pra, asgjë nuk mund të vendosej jashtë syve dhe vëmendjes së opinionit publik.

Ilir Babaramo – Zoti Rama u shpreh se përfaqësuesit e OKB-së i kërkuan të ruante konfidencialitetin e këtij operacioni. A mendoni se duhet të ishte më transparent me publikun shqiptar, me shqiptarët në tërësi? Kjo nuk është një negociatë e fundbotshme dhe shqiptarët kanë pasur ngjarje edhe më të mëdha kur kanë negociuar. Për shembull, këtu kam parasysh Rambujenë, ku edhe ju keni qenë pjesëmarrës si zëvendëskryeministër. Unë mbaj mend në atë periudhë se opinionit publik shqiptar u janë bërë të ditura detaje që jepnin garanci. Për shembull, deklaratat që bënte Ollbrajt. Mbaj mend një intervistë që kam bërë me ministrin e Jashtëm, ku sapo kishte dalë nga takimi me Ollbrajtin. Ai informoi përmes intervistës, përmes gazetës se u garantua një referendum pas 3 vjetësh, se çfarë do të ndodhë në Kosovë deri te lajmi se trupat e UÇK-së do të stërviteshin nga NATO. Ndërkohë, delegacionit kosovar iu bë trysni në Rambuje deri edhe tek Ismail Kadare. A mendoni se do të ishte treguar më fleksibël Rama dhe të vetët në qoftë se...

Ilir Meta – Nuk mendoj se është e njëjta situatë për të hequr një paralele, sepse për rastin që ju përmendët kishim një zhvillim të vazhdueshëm ngjarjesh, ku diplomacia shqiptare ose Shqipëria ishte prezente, ndërsa në rastin konkret thjesht ka qenë një propozim, një ide që duhej shqyrtuar dhe që, sigurisht, përgjegjësinë e parë në një rast të tillë e ka qeveria dhe instancat e qeverisë që mund të bëjnë vlerësimin paraprak. Pra, nuk kemi të bëjmë me një moment kur qeveria kishte një bindje të saj dhe kjo bindje duhej ndarë me opinionin publikun e gjerë, me Parlamentin.

Ilir Babaramo – Disa media kanë spekuluar në shifra se humbëm 12 miliardë dollarë, apo janë legjenda urbane?

Ilir Meta – Mendoj se janë edhe më shumë se legjenda.

Ilir Babaramo – Çfarë ofronin ata që do të sillnin këto lëndë kimike?

Ilir Meta – Nuk mund të flas më konkretisht, sepse kjo nuk është as detyra ime dhe nuk kam qenë ndonjë...

Jam i bindur se do të ketë reforma shumë të rëndësishme dhe qeveria është në një proces të ngushtë konsultimi me aktorët, me grupet e interesit, si edhe me partnerët e rëndësishëm ndërkombëtarë, sidomos për sa u takon reformave ekonomike me Bankën Botërore, me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me institucione të tjera.

Ilir Babaramo – Cila janë këto reforma?

Ilir Meta – Unë nuk mund të flas përpara qeverisë, sepse i takon asaj që, pasi ta ketë përfunduar këtë proces konsultimesh që po ndodh, t’i bëjë publike këto reforma.

Ilir Babaramo – Një nga reformat është ajo në drejtësi. Për herë të parë është shfaqur në publik një qëndrim i kundërt mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, zoti Celibashi, është shprehur se reforma parashikon bashkimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese në një të vetme, në Gjykatën Supreme, ndërkohë që ministri i Drejtësisë, zoti Naço, është shprehur kundër kësaj.

Ilir Meta – Besoj se dhe për sa u takon reformave institucionale, do të ketë një axhendë të bërë publike, e cila do të vijë si rezultat i vlerësimit që vetë qeveria dhe vetë maxhoranca do t’i bëjnë situatës aktuale në vend: funksionimit të institucioneve, efikasitetit të tyre, nevojës për reformim, por njëkohësisht, edhe pasi kjo reformë apo kjo projektreformë të jetë konsultuar edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, me Bashkimin Europian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë shumë të interesuar për forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe njëkohësisht për ato reforma që forcojnë shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ilir Babaramo – Pra, në qoftë se i ekstrapolojmë pak gjërat, ju jeni pakicë brenda shumicës, por, gjithsesi, jeni një pakicë bllokuese, sepse asnjë reformë nuk kalon... Keni 20 vota. 19 apo 20?

Ilir Meta – Kjo nuk është fare e rëndësishme.

Ilir Babaramo – 19!

Ilir Meta – E rëndësishme është që ne jemi një maxhorancë, e cila funksionon në një mënyrë mjaft konstruktive dhe bashkëpunuese.

Ilir Babaramo – Të paktën në rastin e një gjëje kaq të rëndësishme, dy ministra që merren me këtë çështje, një i LSI-së dhe një i PS-së, janë shprehur kundër në publik.

Ilir Meta – Së pari, nuk kam qenë shumë i vëmendshëm për të vënë re diferenca të tilla. Por, absolutisht që qeveria, maxhoranca, për reformat që do të ndërmerren do të kenë një qëndrim të saj.

Ilir Babaramo – E qartë, por para se të ketë një qëndrim të sajin, duhet të ketë konsulta të brendshme, apo jo?

Ilir Meta – Patjetër që do të ketë, në rast se do të ketë një diferencë mendimi. Kjo nuk do të thotë se do të ketë dy qëndrime. Në fund fare do të ketë një qëndrim, një vlerësim.

Ilir Babaramo – Deri tani, për çfarë çështjeje s’ka pasur dy qëndrime brenda maxhorancës?

Ilir Meta – Nuk kam vënë re që për ndonjë çështje të ketë dy qëndrime.

Ilir Babaramo – Domethënë nuk ju kujtohet ky rasti i gjykatave?!

Ilir Meta – Vërtet nuk më kujtohet, por nuk mendoj... sepse varet edhe nga konteksti, këndvështrimi, momenti, mënyra e të shprehurit.

Ilir Babaramo – Për të njësuar qëndrimin me Partinë Socialiste, çfarë kushtesh keni? A keni një kusht paraprak, nëse e jepni ose jo votën për një reformë?

Ilir Meta – Ne kemi një program të përbashkët. Kemi një emër të koalicionit, pra që është koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Qëllimi ynë kryesor është të bëjmë ato reforma që e afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian, edhe në fushën e drejtësisë, edhe në fushën e ekonomisë, edhe në fushën e sigurisë e kudo.

Ilir Babaramo – Shumë sulme ka bërë opozita për marrëveshjen me “Crown Agents”, ju çfarë qëndrimi keni? Ju votuat pro, por a e keni mbështetur që në momentin e parë?

Ilir Meta – Ka qenë një angazhim i bërë publik që më parë i zotit Rama, para se të bëhej kryeministër, për të ndërmarrë një iniciativë të tillë. Kështu që mendoj se ky vendim është me qëllime mjaft pozitive, është ndër vendimet e para të marra, për arsye se situata e të ardhurave është problematike, natyrisht edhe me të ardhurat që vijnë nga sistemi i doganave. Kjo është një kompani dyqindvjeçare. U bënë mjaft spekulime nga opozita për të. Kemi edhe një qëndrim publik të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Tiranë. Ka pasur eksperienca mjaft të suksesshme edhe në shumë vende të tjera. Jam i bindur se është një marrëveshje me interes shumë të rëndësishëm për palën shqiptare

Ilir Babaramo – Jemi sërish në studio me Kryetarin e Parlamentit dhe kryetarin e LSI-së, zotin Ilir Meta.

Zoti Meta, ndërrojmë argument dhe flasim për tema të tjera të ditës. Dje pamë në shëtitoren e Vlorës Kryeministrin Rama, i cili po ndiqte operacionin e shkatërrimit të ndërtimeve të paligjshme. A mendoni se ky është objektivi kryesor i kësaj qeverie dhe këtu duhet të përqendrohen energjitë e saj, sepse deri tani nuk kemi parë ndonjë aksion tjetër?

Ilir Meta – Objektivi kryesor i qeverisë është sundimi i ligjit. Në këtë drejtim një aspekt i rëndësishëm është edhe vendosja e kontrollit mbi territorin e vendit dhe mbi administrimin e tij, sepse jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që ka një dalje totale jashtë kontrollit dhe të shkatërrimit të shumë resurseve jo vetëm natyrore, jo vetëm të ambientit, jo vetëm turistike, por në këtë mënyrë janë zhvlerësuar dhe zhvlerësohen kapitalet e qytetarëve shqiptarë, jo vetëm të atyre që ndërtojnë pa leje, por edhe të atyre me leje. Prandaj, ky aksion për sa u takon ndërtimeve pa leje, sidomos në zonat turistike apo në ato ku ka një ndjeshmëri të madhe të publikut, kuptohet që është shprehje e këtij vullneti për të vendosur sundimin e ligjit në vend, në funksion të një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

Ilir Babaramo – Opozita ankohet, që po prishen edhe ndërtimet me leje.

Ilir Meta – Nuk besoj se është ky rasti. Kuptohet që opozita do të kundërshtojë çdo aksion të qeverisë jo vetëm pse është në opozitë, por sepse ka edhe një përgjegjësi të sajën për tolerimin e kësaj situate të papranueshme.

Ilir Babaramo – Për të qenë më i drejtpërdrejtë në optikën tuaj, për pallatin në Vlorë përflitet shumë se është i familjarëve të shefit të opozitës, sipas jush, a duhet të shembet?

Ilir Meta – Për mua duhet të zbatohet ligji për gjithçka që ka të bëjë me çdo qytetar të vendit, pavarësisht se çfarë lidhjeje mund të ketë njeri apo tjetri. Pra, ligji duhet të zbatohet në mënyrë të paanshme dhe jashtë ndikimeve partiake.

Ilir Babaramo – Sipas jush, ky është një ndërtim i duhur, i ligjshëm apo duhet shembur?

Ilir Meta – Kjo nuk është një çështje që mund të adresohet, sepse as nuk e kam për detyrë, as nuk kam kompetencën për të bërë këtë gjë, as nuk kam letrat për të bërë këtë vlerësim dhe as nuk mund të marr atribute që u takojnë institucioneve të tjera, përfshirë edhe ato të pavarura.

Ilir Babaramo – E qartë. Në fillim ju pyeta për aksionet e kësaj qeverie. Çdo qeveri, çdo shumicë, sidomos kur vjen me një shumicë të bujshme, keni arritur 3/5-at e votave në parlament, muajt e parë ndërmerr reforma që mund të kenë edhe kosto elektorale. Për shembull, ndërhyn në Kushtetutë, në pensione dhe në ndryshime të institucioneve të ndryshme të vendit. Pra, ndërmerr reforma të thella. A mendoni se po harxhohet energji me gjëra periferike? Për shembull, nisi operacioni “Fund marrëzisë”, ku u mbyllën në mënyrë spektakolare të gjitha qendrat e lojërave të fatit dhe më pas u rihapën të gjitha, pa e ditur se çfarë ndodhi. A mund të ndodhemi në situatën që kaluan nga njëra dorë, në një tjetër, nga një trafik influence, në një tjetër, apo çfarë ka ndodhur?

Ilir Meta – Mendoj se ky është një spekulim, që vjen kryesisht nga opozita. Ajo që ka ndodhur është një aksion i përgjithshëm kundër informalitetit, kundër evazionit dhe kundër abuzimit. Kjo është shprehur ndërmjet disa aksioneve që nga informaliteti, për sa u takon lojërave të fatit, deri tek informaliteti në fushën e ndërtimeve. Në këtë drejtim qeveria po tregon vullnet, vendosmëri dhe energji për të imponuar zbatimin e ligjit kudo.

Për sa u takon reformave, pa dyshim, do të ketë reforma shumë të rëndësishme dhe qeveria është në një proces...Ilir Meta - ....theksova edhe më përpara se nuk ka pasur asnjë mendim nga ana ime se si duhet të votoja, sepse nuk kam parë asnjë vendim asnjë projektligj, asnjë projektmarrëveshje për këtë çështje, mbi të cilën duhet të gjykoja. Pra, diskutimet, bisedimet, shkëmbimet e mendimeve, janë diçka tjetër, ndërsa kur vjen momenti mbi një akt, mbi një projektakt, kjo është diçka tjetër.

Ilir Babaramo – Qartë!

Ilir Meta - Nuk kam pasur paragjykime, pavarësisht se, padyshim që i kam mirëkuptuar të gjitha shqetësimet e qytetarëve dhe të ambientalistëve.

Ilir Babaramo - Mbaj mend që të dielën e kaluar keni qenë në një takim, ju, Kryeministri dhe ambasadori Arvizu.

Ilir Meta – Kemi qenë më shumë për një kafe, mbas një aktiviteti të përbashkët në kujtim të ushtarakëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë luftës.

Ilir Babaramo – Për armët kimike nuk u fol fare?

Ilir Meta – Është folur shumë pak, sepse edhe qëndrimi ka qenë relativisht i shkurtër.

Ilir Babaramo – Pra, nuk ka qenë një konsultë?

Ilir Meta - Nuk mund të themi se ka qenë një konsultë.

Ilir Babaramo – Qartë. Ka të tjerë që besojnë se arsyeja pse Rama u tërhoq janë numrat në Kuvend. Kemi parasysh dy ministra të LSI-së që deklaruan votën kundër këtij projekti. Kemi parasysh shumë deputetë të Partisë Socialiste që u shprehën publikisht kundër. A mendoni se Rama u tërhoq për shkak të numrave që po humbiste në parlament apo nga protestat e zotit Guri?

Ilir Meta – Nuk besoj kjo ka qenë arsyeja. Së pari, ministrat e LSI-së nuk janë shprehur kundër. Mendoj që ashtu janë paraqitur, lexuar apo interpretuar qëndrimet e tyre. Problemi është shumë më i thjeshtë, mendoj unë, që qeveria nuk ka qenë plotësisht e bindur në përpilimin e një akti me siguri absolute, i cili t’u jepte një përgjigje të plotë, të qartë, të gjitha atyre shqetësimeve që u ngritën.

Babaramo – E qartë. Në këto rrethana ju do të votonit kundër?

Ilir Meta - Nuk kishim si votonim, sepse nuk kishim një akt.

Ilir Babaramo – Nuk arriti fare tek akti.

Ilir Meta – Po. Mendoj se këtu qëndron paragjykimi që ndërtohet ndaj qeverisë apo ndaj Kryeministrit Rama. Flitet sikur pati një akt dhe akti u kundërshtua apo u pranua. Këtu pati një raport midis partnerëve që shikojnë mundësi, diskutojnë, shkëmbejnë mendime, marrin informacione dhe në fund bëhet një vlerësim në përputhje me mundësitë e vendit.

Ilir Babaramo – A u konsultua mjaftueshëm Kryeministri me ju, si Kryetar i Parlamentit?

Ilir Meta – Unë mendoj se po.

Babaramo – Ju e krijuat bindjen me aq sa ai ju tha?

Ilir Meta – Unë mendoj se po.

Ilir Babaramo – E qartë.

Të gjithë janë kuriozë të dinë se çfarë diskutuat me zotin Berisha, pas asaj situate të tensionuar. Ju keni parë dhe fotografinë ku shkuat u ulët në krah të tij, më duket te vendi ku rri zonja Topalli, apo ku rri...?

Ilir Meta – Jo, nuk zura vendin e zonjës Topalli. Të zotit Halimi më duket. Kjo nuk është më e rëndësishmja.

Ilir Babramo – Po çfarë diskutuat me zotin Berisha? Ja kjo është fotoja, regjia po na e mundëson.

Ilir Meta – Nuk ishte ndonjë diskutim shumë i gjatë. Ishte një përpjekje e imja për të vendosur në normalitet funksionimin e Kuvendit, sepse Partia Demokratike, në kundërshtim me Rregulloren konsensuale, kërkonte që të ndërpriteshin punimet e Kuvendit atë ditë, kur ne kishim rënë dakord që më parë për rendin e ditës. Dhe Kryeministri Rama të ndërpriste vizitën, që ishte në Malin e Zi dhe të vinte në parlament. Pra, jashtë çdo procedure normale, jashtë çdo mundësie dhe hapësire që jepte dhe jep Rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë. Unë u përpoqa për të sqaruar, që ata i kishin të gjitha instrumentet për të bërë interpelancë urgjente për këtë çështje brenda një jave.

Ilir Babaramo – E bindët?

Ilir Meta – E pata të vështirë ta bindja.

Ilir Babaramo – Ambasadori Arvizu tha: “Nuk po kuptoj se kush po e drejton Partinë Demokratike”. Ju e keni kuptuar?

Ilir Meta – Përderisa u ula afër zotit Berisha, besoj se e kam kuptuar.

Ilir Babaramo – Zoti Basha nuk është në...

Ilir Meta – Nuk thashë gjë.

Ilir Babaramo – A e kaluan vijën e kuqe dhe çfarë nënkuptohet? Çfarë është kjo vijë e kuqe? Çfarë nënkupton kalimi i saj?

Ilir Meta – Nuk është një shpjegim që mund ta jap unë, por opozita e teproi, e ekzagjeroi me qëndrimet dhe me ato spekulimet e saj. U përpoq të fitonte kapital politik në një situatë paniku që ishte e krijuar, për të cilën kishte kontribuar vetë. Mendoj se mund të ishte shumë më e përmbajtur, më institucionale, të kishte kontribuar për qetësinë e qytetarëve, jo për agravimin e situatës. Por, natyrisht që kjo përpjekje e tyre nuk pati sukses. Ju këtë e dini më mirë se unë.

Ilir Babaramo – E qartë.

E ndërpresim për një hapësirë të shkurtër publicitare dhe kthehemi sërish në studio. Kjo nuk është detyra ime dhe unë nuk kam qenë në një diskutim të drejtpërdrejtë, por, natyrisht, në rast se Shqipëria do të bëhej pjesë e një operacioni të tillë, ashtu sikurse ishin disa shqetësime që do të mbeteshin në opinionin publik deri ditën që një operacion i tillë do të përfundonte në Shqipëri me sukses, sepse do të ishte një problem qoftë edhe psikologjik për shtetarët tanë, pa dyshim që Shqipëria do të rriste rolin e saj në planin ndërkombëtar.

Ilir Babaramo – Pra, bëhet fjalë për një fotografi me Obamën....

Ilir Meta – Jo, nuk ka lidhje me të, por me një kontribut të veçantë të Shqipërisë si një anëtare e OKB-së, si një anëtare e NATO-s dhe si një partnere e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha sfidat që Shtetet e Bashkuara udhëheqin për paqen dhe sigurinë në botë.

Ilir Babaramo – Ka një tjetër spekulim, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes institucioneve të Bretton Woods-it, Bankës Botërore dhe FMN-së, do të mbulonin gropën e zezë që është krijuar në buxhetin shqiptar nga qeveria e mëparshme, dhe një sipërmarrje e tillë e Ramës mos është një aventurë financiare, aventurë për siguri për të mbuluar një aventurë të qeverisë së mëparshme, e cila krijoi këtë gropë?

Ilir Meta – Absolutisht, në çdo rast bëhej fjalë për të marrë një përgjegjësi, të cilën mund ta mbanim apo mund të mos e mbanim në varësi me vlerësimin në kompleks të kësaj sfide, ndërsa çështja tjetër është një çështje e njohur për të cilën qeveria është në tratativa me FMN-në, me Bankën Botërore, pavarësisht nga zhvillimi tjetër, pra nga ideja për të qenë e përfshirë në një operacion për çmontimin e armëve kimike.

Ilir Babaramo – Pra, mund t’u themi ultrapragmatistëve se nuk keni humbur asgjë.

Ilir Meta – Me pak fjalë, unë mendoj se kemi fituar një standard të ri të demokracisë dhe të pjekurisë politike.

Ilir Babaramo – Kalojmë në pyetjet për Parlamentin. Ju thatë se gjithçka do të vendosej aty. Do të doja t’ju pyesja përsëri për thënien tuaj se Shqipëria do të mbajë aq sa i mbajnë shpatullat e saj. Kam parasysh këtu skenën kur dolët nga zyra dhe shkuat te protestuesit, që ishin te hyrja e Kuvendit dhe i qetësuat ata duke u thënë se Parlamenti është juaji dhe nuk do të marr asnjë vendim kundër jush. Çfarë nënkuptonit me këtë? Që vota juaj ishte kundër këtij projekti?

Ilir Meta – Jo, kjo nuk ka lidhje me këtë çështje. Kjo ishte në vijim të të gjithë deklarimeve që unë kisha bërë edhe më përpara për të komunikuar një qetësi përkundër përpjekjeve spekulative që bëheshin për të përhapur panik dhe njëkohësisht për të agravuar situatën në mënyrë krejtësisht të panevojshme për arsye politike, dhe kuptohet që opozita u vendos në krye të këtij instrumentalizimi, ndërkohë që dihet se shumë eksponentë të shoqërisë civile kanë qenë të angazhuar me çështje më pak sensitive sesa kjo edhe në të kaluarën dhe kanë meritat e tyre në këto procese ndërgjegjësimi të opinionit publik. Sigurisht, unë kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me disa prej këtyre përfaqësuesve, sikurse kemi qenë në të kaluarën edhe për çështje të tjera, përfshirë këtu zotin Sazan Guri e të tjerë, si dhe ka qenë një kërkesë apo një ftesë e tij. Duke pasur në konsideratë faktin që protestuesit kishin ardhur te Kuvendi i Shqipërisë, unë e ndjeva për detyrë që të bëja një komunikim të thjeshtë me ta, nga afër, për t’i qetësuar dhe për t’iu bërë të qartë se nuk mund të ndodhte asgjë jashtë dijenisë së tyre, jashtë vëmendjes së tyre, jashtë syve të tyre, ashtu sikurse ishte thënë se “Vendimi është marrë”, “Gjithçka ka mbaruar, ditën e premte do të shpallet”, e kështu me radhë. Pra, ishte një përpjekje thjesht për t’i qetësuar dhe për t’i respektuar, pasi ata kishin lënë punët e tyre për të shprehur një shqetësim para Parlamentit.

Ilir Babaramo – Në qoftë se do t’ju vinte projekti të enjten, ju vetë si do të votonit?

Ilir Meta – Natyrisht që projekti nuk mund të vinte i thjeshtë, por ai do të vinte me një relacion, sepse qeveria, në rast se do të ecte në këtë rrugë, do të ishte e bindur në një siguri absolute të këtij procesi...

Ilir Babaramo – Në këto rrethana, sepse keni qenë katër vjet Kryeministër i Shqipërisë, një nga politikanët më të rëndësishëm të saj, në bazë të këtij informacioni, si do të votonit?

Ilir Meta -...dhe për shumë çështje të tjera ne kemi qenë dhe jemi të hapur të bashkëpunojmë. Natyrisht, duke respektuar edhe të drejtën e Presidentit për të përmbushur detyrimet e tij kushtetuese.

Ilir Babaramo - A është duke i përmbushur?

Ilir Meta - Unë them se po përpiqet t’i përmbushë sa më mirë.

Ilir Babaramo – E qartë. Cilët drejtues të institucioneve të pavarura nuk po i përmbushin detyrimet kushtetuese?

Ilir Meta – Nuk mund të bëj një vlerësim të tillë për arsye etike, por edhe sepse shumë prej tyre janë të zgjedhur nga parlamenti, dhe ndjesia ime, si Kryetar i Kuvendit, është të shtoj bashkëpunimin me ta dhe të mbështesim këto institucione, në përmbushjen sa më të mirë të këtyre detyrave. Kemi një progresraport të fundit të Komisionit Europian, për çdo institucion. Ajo është baza më e mirë për të gjithë, për të përmbushur detyrimet e tyre, duke filluar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ilir Babaramo - Ekziston mundësia të ketë ndryshime të drejtuesve të institucioneve kushtetuese, para përfundimit të mandatit të tyre?

Ilir Meta – Nuk mund të them asgjë, sepse qëllimi i kësaj maxhorance nuk është të bëjë ndryshime individësh, por të sjellë një qasje të re në raport me institucionet e pavarura.

Ilir Babaramo – Në momentin e fundit, doja t’ju pyesja për çfarë opozita dërgoi fillimisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pastaj në Kolegjin Zgjedhor, në Gjykatën e Tiranës, ku kërkoi anulimin e zgjedhjeve në Korçë, me pretendimin se vota atje është deformuar dhe transformuar për shkak të shitblerjes së saj. Si mendoni ju, a ka shitblerje vote në Shqipëri? A shprehet vullneti i qytetarëve?

Ilir Meta – Nuk dëshiroj të merrem me këtë çështje, sepse për këtë pretendim që ka ngritur opozita, unë i kam dhënë përkrahjen Prokurorisë së Përgjithshme, që ka hapur një çështje dhe duhet t’i mbetemi vlerësimit që do të bëjë prokuroria dhe gjykata, për rastin konkret të mosanulimit të zgjedhjeve. Mendoj se, në njëfarë mënyre, Partia Demokratike duhet të jetë e gëzuar për këtë vendim, sepse përsëritja e zgjedhjeve, jam i sigurt se do të sillte një rezultat akoma më të vështirë për Partinë Demokratike.

Ilir Babaramo – Zoti Meta, ju falënderoj, që ishit te emisioni “5 pyetje nga Babaramo”.

Ilir Meta - Edhe për mua ishte kënaqësi.

Ju faleminderit!

Ilir Babaramo - Të nderuar shikues, ndoqët intervistën me Kryetarin e Kuvendit dhe Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zotin Ilir Meta.

Nga unë, Ilir Babaramo, natën e mirë të gjithëve!

KOMENTE