Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Irlanda. Kush paguan 675 mijë dollarë, menjëherë bëhet shtetas i saj
English

Irlanda. Kush paguan 675 mijë dollarë, menjëherë bëhet shtetas i saj

Kërkesat për një shtetësi tjetër janë rritur për shkak të trazirave në Lindjen e Mesme, ku familjet e pasura nga Siria, Libia, Egjipti dhe Iraku tentojnë që të lëvizin lirisht në vendet e tjera të botës.

Ndaj në qoftë se dëshironi të keni një shtetësi tjetër nga ajo e juaja, fare lehtë mund ta merrni me një shumë të mirë parash.

Kështu sot numërohen një sërë shtetesh, të cilët ju ofrojnë që ta blini shtetësinë e tyre në këmbim të një shumë të caktuara parash. Por cilat shtete e kanë “taksën” më të ulët?

Malta është shteti më i fundit, e cila votoi javën e kaluar ligjin mbi dhënien e shtetësisë për 900 mijë dollarë.

Por kjo duket se nuk do të ndikojë për mirë në politikat evropiane, pasi një numër i madh emigrantësh do të turren që ta blejnë shtetësinë dhe do bëhet një kaos.

Në qoftë se dëshironi të bëheni irlandezë, mjaftojnë vetëm 675 mijë dollarë dhe ju e përfitoni menjëherë nënshtetësinë. Letonia duket se është më pak e shtrenjtë. Për t’u bërë nënshtetas të Letonisë, ju duhen vetëm 96 mijë dollarë, shumë më pak nga çfarë kërkonte Malta me Irlandën.

Në Evropën kontinentale, Bullgaria e ofron shtetësinë e saj për 500 mijë dollarë, të njëjtën tarifë duket se ka edhe Maqedonia.

Ndërsa vendi më i lirë për të blerë shtetësinë renditet Republika Domenikane, me vetëm 100 mijë dollarë për të përfituar një nënshtetësi me të gjitha të drejtat.

KOMENTE