English

Bebja që çuditi botën me pirjen e cigares tashmë ka varësi nga ushqimi

Në moshën 2 vjeçare ai çuditi botën. Aldi Rizal u bë një ndjesi ndërkombëtare media, kur ai u zbulua në një fshat të varfër në Sumatra, Indonezi,përsa i përket pirjes së duahnit më shumë se një i rritur.

Tashmë pas 3 vitesh, 5 vjeçari indonezian është normalizuar përsa i përket pirjes së duhanit falë ndërhyrjes së qeverisë përmes një terapie të specializuar, por ka një varësi tjetër, ngrënien e ushqimit.

Babai i tij shprehet se sjellja e tij lidhur me ushqimin është njëlloj në kohën që ai pinte cigare, ai nuk mund t'i thotë jo të ngrënit.

tani prindërit po mendojnë përsëri të këshillohen me një mjek dietolog lidhur me dietën e tij meqëllim që ai të humbasi në peshë se në të kundërt do të jetë një problem shumë i madh për të dhe familjen.

Për moshën e tij dhe parametrat që ka duhet të ketë një peshë 17kg deri 19kg, ndërkohë ai është 24 kg.

KOMENTE