Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bushati takon ekspertë të Komisionit për Demokraci nëpërmjet Ligjit
English

Bushati takon ekspertë të Komisionit për Demokraci nëpërmjet Ligjit

Dje Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, zhvilloi një takim me z. Sergio Bartole dhe z. Rudolf Dürr, ekspertë të Komisionit për Demokraci nëpërmjet Ligjit, apo sikurse njihet ndryshe Komisioni i Venecias.

Në fillim të takimit, palët vlerësuan bashkëpunimin e hershëm e të frytshëm të Shqipërisë me Komisionin e Venecias, sa i takon përmirësimit të kuadrit ligjor dhe praktikave zgjedhore në vend.

Ishte Komisioni i Venecias ai që dha opinione e komente në procesin e hartimit të dispozitave tranzitore kushtetuese, deri në procesin e hartimit të Kushtetutës shqiptare, në vitin 1998.

Ministri Bushati shprehu angazhimin e Qeverisë shqiptare për vijimin e këtij bashkëpunimi në kuadër të politikave të reja, sa i takon reformës në sistemin e gjyqësorit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës, me fokus përshpejtimin e proceseve integruese të Shqipërisë në BE.

KOMENTE