Lajme > Lajme Ditore > Tetor - Dhjetor 2013 > Lajmet e datës 22 Nëntor 2013
 

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit. Letër falënderimi medias

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit shpreh të gjithë vlerësimin dhe falënderimin për punën e palodhur dhe të përkushtuar të medias, gjatë mbulimit të të gjitha evenimenteve që ka pasur kjo Dhomë.

Më datë 9 nëntor 2013, në orën 11:00, në mbledhjen e përgjitshme të ndërmjetësve pranë Ministrisë së Drejtësisë, me një mocion mosbesimi, duke u paraqitur një shkresë e firmosur nga më tepër se 1/3-ta e të pranishmëve dhe më pas një votim, u bë shkarkimi i kryesisë së Dhomës. Pas një votimi tepër transparent dhe një procedurë tërësisht ligjore, në sytë edhe të USAID-JuST, përfaqësuar në këtë mbledhje nga Znj. Elvana Gadeshi, u bë edhe përzgjedhja e kryesisë së re, ku kryetar u zgjodh Eglent Bici.
Ky mosbesim u be per keto arsye:

1. Është shkelur neni 7/b , 9/1 e 25/3 të ligjit 10385/2011. Nuk janë miratuar brenda afatit aktet e parashikuara nga ligji (Kodi Etikës, Rregullore e Funksionimit, etj). Puna formale e kryesisë që konsiston vetëm në draft akte me cilësi të dobët është shkaku kryesor i tejkalimit të afateve ligjore.
2. Është shkelur neni 1/2 të ligjit 10385/2011. Kryesia dhe kryetari kanë miratuar dhe përdorur njëanshmërisht vulën e DHKN, e cila, sipas ligjit paraprakisht duhej konfirmuar dhe miratuar edhe pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme.
3. Është shkelur neni 7/d I ligjit 10385/2011 dhe legjislacioni i aplikueshëm në fuqi. Kryesia ka hartuar dhe miratuar nga ana e saj tarifat e shërbimit të ndërmejtësimit dhe pa konsultim të gjerë, mungesë të transparencës si edhe me nxitim është përpjekur ti kalojë për miratim në asamble. Tarifat e ndërmjetësimit, si shërbim me ndjeshmëri publike si edhe në ngjashmëri me profesionet e tjera të lira të rregulluara si avokatia, noteria, përmbarimi, duhet të konsultohen dhe miratohen në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave. Kryesia ka shkelur rëndë ligjin duke anashkaluar këto instituciobne të rëndësishme për këtë proces.
4. Është shkelur statuti i DHKN. Nuk janë respektuar asnjëherë rregullat proccedurale të njoftimit, duke u shkelur afati statutor parapraprak i njoftimit (statuti parashikon afatin 30 ditë, por praktiksht njoftimet për mbledhje bëheshin vetëm 7-9 ditë përpara); nuk njoftohen të gjithë ndërmejtësit për mbledhje por përdoren më selektime; janë shkelur parimet e rendit të ditës dhe nuk dërgoheshin materialet e nevojshme për cështjet objekt diskutimi; nuk behej publik vendi i organizimit të mbledhjes (statute parashikon se vendi I mbledhjes njoftohet 30 ditë përpara) duek sjellë konfuzion dhe vështirësi në pjesëmarrjen e anëtarësisë sidomos për ndërmjetësit nga qytetet e largëta.
5. Janë cënuar të drejtat bazë të anëtarësisë dhe janë shkelur parimet minimale të etikës profesionale. Janë bërë presione dhe kërcënuar ndërmejtësit; është deklaruar hapur se ndërmjetësit që kundërshtojnë do të nxirren nga mbledhja me policë duke abuzuar kështu edhe me Institucionet e Shtetit sic është Policia e Shtetit; janë kryer incizime e regjistrime pa asnjë kriter e njoftim; mbahen njëanshmërisht procesverbale në mbledhje pa asnjë transparencë; janë përvetësuar materialet, pajisjet dhe aktet e DHKN pa asnjë të drejtë.
6. Kryetarja vazhdonte te ushtronte detyren ne konflikt te drejtperdrejte te interesit, duke mbajtur njekohesisht detyren e drejtoreshes se Dretorise se Pergjithshme te Emigreacionit prane Ministrise se Rendit.

Gjatë këtyre javëve, kryesia e re e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësimit ka pasur takime zyrtare me zyrtarë të ministrisë së Drejtësisë, përfshirë, zv.ministrin Arben Isaraj apo me Drejtorin e Drejtorisë së Profesioneve të lira, Arlind Arapi. Të gjitha këto, në vazhdë të funksionimit me rigorozitet të një Profesioni të ri, por që duhet të “shëmbëllejë” si “zgjidhës” i problemeve edhe brenda organizimit të vetë.

Kohët e fundit, ngrejmë shqetësimin se, ish-anëtarët e kryesisë së mëparshme, e cila kryesohej nga znj. Drita Avdyli, po kërkojnë të deligjitimojnë një mbledhje dhe një votim krejtësisht të rregullt dhe ligjor, duke u munduar ta cilësojnë si të pavlefshëm. Njëkohësisht po mundohen të zhvillojnë mbledhje paralele, plotësisht jo ligjore. Jemi në dijeni të shantazheve, kërcënimeve apo ofertave aspak të ndershme që u janë bërë shumë prej anëtarëve të Dhomës Kombëtare të Ndërjetësimit, për të njohur mbledhjen e tyre dhe për të sabotuar atë që është plotësisht e ligjshme dhe mbi të gjitha simbolizon “ndershmërinë” në funksionim, për çdo lëvizje që ka bërë. SHprehim shqetësimin, me mirënjohjen dhe vlerësimin si organi më i ndershëm në Shqipëri, MEDIA-s, e cila mund të hulumtojë dhe të vërtetojë fare thjesht këtë përbaltje të imazhit që janë duke u munduar të shkaktojnë disa persona aspak të përgjegjshëm, të etur për pushtet apo për poste që nuk i meritojnë (çka e tregoi edhe mocioni i mosbesimit më datë 9 nëntor). Njëkohësisht i bëjmë thirrje çdo institucioni tjetër, që të mos bëhet palë e abuzuesve apo të mundohet që të ndëhyrjë në çështje që nuk kanë asnjë kompetencë ligjore për ta bërë. Me besimin te ndershmëria, puna e palodhshme dhe me falënderimin për pasqyrimin e drejtë që i keni bërë deri tani Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, ju shprehim konsideratën tonë.

Me respekt
Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve
Kryetar Eglent Bici

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.