Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
James Rubin zë i shpresës për kosovaët
English

James Rubin zë i shpresës për kosovaët

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, shtroi djenjë drekë për nder të vizitës së ish-ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së për marrëdhënie me publikun, James Rubin.

Ministri Hoxhaj e ka falënderuar z. Rubin për kontributin dhe mbështetjen e madhe që i ka dhënë popullit të Kosovës në kohën më të vështirë, nëpër të cilën ka kaluar Kosova.

“Zëri i tij gjatë viteve të luftës, u shndërrua në zë të shpresës për mijëra shqiptarë. Ai do të mbahet në mend si një zëdhënës i aspiratave të popullit të Kosovës për liri dhe dinjitet njerëzor”, tha Hoxhaj, gjatë takimit.

Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi se SHBA mbetet partneri më i fuqishëm strategjik i Republikës së Kosovës, dhe se përkrahja e saj vazhdon të ketë rëndësi të posaçme për avancimin e mëtutjeshëm të proceseve demokratike në Kosovë dhe rajon.

Më tej, Hoxhaj e njoftoi z. Rubin për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, konsolidimin e shtetësisë dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, James Rubin, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur besimin e tij të fuqishëm për forcimin e mëtutjeshëm të shtetësisë dhe demokracisë në Republikën e Kosovës.

KOMENTE