English

Enver Hoxhaj, vizitë zyrtare në Bullgari

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Kristian Vigenin, sot fillon një vizitë zyrtare në Sofje, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Përveç takimit me homologun Vigenin, Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryeministrin Plamen Oresharski dhe udhëheqësit e Parlamentit të Bullgarisë.

Gjatë takimeve të ministrit Hoxhaj me autoritetet më të larta shtetërore bullgare, do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, si dhe për proceset e tjera të rëndësishme, me theks të veçantë proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kjo vizitë pritet të ketë rezultate konkrete në fuqizimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në proceset integruese evropiane të Republikës së Kosovës.

KOMENTE