Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Qeveria do të jetë armikja më e betuar e korrupsionit, varfërisë e papunësisë në Shqipëri
English

Rama: Qeveria do të jetë armikja më e betuar e korrupsionit, varfërisë e papunësisë në Shqipëri

“Gjendja do të normalizohet ditë pas dite me durim dhe përkushtim që është vënë re nga qytetarët, por edhe nga miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë. Ne i dimë vështirësitë e njerëzve në nevojë, të sëmurëve në spitale, mjekëve, të rinjve, të moshuarve dhe sipërmarrësve. Dimë vështirësitë e të papunëve dhe 1001 punët që kemi për të bërë. Të çbësh një gjë të bërë keq është më e vështirë se sa ta bësh atë nga fillimi. Varfëria, korrupsioni dhe papunësia janë armiqtë më të betuar të shqiptarëve dhe kjo qeveri do të jetë armikja më e betuar e tyre në emër të shqiptarëve”, ksëhtu ka reaguar Kryeministri Rama pas raportit të publikuar nga “Transparency International” ku tregohej rënia e vendit tonë me 3 vende në indeksin e korrupsionit duke u rënditur në vendin e fundit në Europë.

Konferencën e shkurtër për mediat Rama e nisi duke e cilësuar indeksin një shuplakë të fortë ndaj vendit dhe fenomenin të trashëguar nga qeveria e mëparëshme.

“Në vitin 2012 Shqipëria ka marrë një shuplakë të fortë nga indeksi i korrupsionit, por këtë vit indeksi ishte si s’ka më keq”, tha Rama.

Më tej Kryeministri shprehu besimin dhe angazhimin e qeverisë dhe mazhorancës për normalizimin e situatës.

KOMENTE