Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vajza e parfumeve, tashmë këshilltare për Median pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes
English

Vajza e parfumeve, tashmë këshilltare për Median pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Deri tani e ka prezantuar veten në rrethet e ngushta të Tiranës si “vajza e parfumeve”, ndërsa servir fragrancat më të reja për femra e meshkuj në dyqanin “Jardin de Paris” apo e “La vie en rose”. Ajo quhet Oriola Kuçi dhe sapo ka nisur punën si këshilltare për Median pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, që drejtohet nga Arben Ahmetaj.

Ori ka dhënë deklaratat e para në media si këshilltare pranë ministrit Ahmetaj, ndërkohë që ngjall kuriozitet për të mësuar më shumë rreth eksperiencave të saj reale në këtë treg dhe kontributin që ka dhënë ajo në këtë fushë duke prekur çdo gjë nga afër. Në fakt, nuk dihet nëse emërimi i saj në këtë pozicion pune në Ministri ka qenë një zgjedhje personale e ministrit Ahmetaj apo ajo është përzgjedhur gjatë aplikimit me CV-në e saj personale, një mënyrë konkurrimi që u shpall nga Kryeministri Edi Rama si strategji e re punësimi në bazë të meritave dhe jo miqësive.

E, për sa i përket znj.Kuçi, eksperienca e saj në media lidhet vetëm me një program argëtues në radion “NRG”, ku ka moderuar një emision të mërkurave dhe të enjteve të titulluar 2OR=1 Or. Në vetë prezantimet e saj, në intervistat që ka dhënë në ndonjë gazetë, ajo ka deklaruar se origjina e saj është nga Durrësi dhe se u kthye nga Italia pas shtatë vitesh studime në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Medias në Firenze (Itali).

Përveç studimeve në Itali, ajo ka pohuar vetë se ka punuar si kryeredaktore e një reviste studentësh atje, si dhe në Bashkinë e Firences, ndërkohë që e vetmja eksperiencë që e lidh me median dhe realitetin shqiptar është emisioni argëtues i sipërpërmendur në radion “NRG”, kur për shkak të miqësive të hershme brenda kësaj radioje, dyert i kishte pasur gjithmonë të hapura shkruan yllpress.

Por sërish puna në radio ishte veç një impenjim për hobi, pasi puna me kohë të plotë e Kuçit ka qenë ajo në dyqanin e parfumeve. Të gjithë të pasionuarit e aromave e kanë fiksuar portretin e saj në ekran duke folur me pasion për to. Ajo shquhet për natyrën ekzibicioniste, pasi ka pasion fotografitë, ku bëjnë përshtypje pozat duke tymosur cigare, me fustanet sensuale dhe grimin e theksuar, si aktoret italiane të viteve ’70-’80-të.

E në një portretizim të saj, ajo shfaqet si një femër që preferon të tregojë anën e saj të egër dhe maskiliste, pasi në disa foto ka pozuar me këmishë meshkujsh, ndërsa në këshillat e saj në ekran ka deklaruar se preferon të përdorë parfumet e forta për meshkuj, të cilat ua sugjeron dhe femrave të tjera që dëshirojnë të ndihen të pushtetshme.

Gjithsesi, për të shfaqur aftësinë e saj si këshilltare për median, ajo deri tani e ka treguar veten vetëm në ndonjë deklaratë, ku ka cituar për gazetarët miratimin e Kodit të Etikës dhe një modeli të ri të komunikimit me median, që sipas saj do të aplikohet këtej e tutje.

“Ministrat do të flasin atëherë kur kanë diçka për të thënë”, ka qenë deklarata e parë dhënë për mediat nga Kuçi. E, për të zbuluar më shumë për jetën e saj private, deri tani mund të themi se ajo është 30 vjeç dhe nëna e dy fëmijëve binjakë.

KOMENTE