Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ylli Manjani: KLD nuk ka zgjidhur asgjë. Gjykatësi duhet të jetë imazh i kristaltë
English

Ylli Manjani: KLD nuk ka zgjidhur asgjë. Gjykatësi duhet të jetë imazh i kristaltë

Vetëm pak orë pas shkarkimit nga detyra të kryetarit të gjykatës së Pukës, eksperti ligjor Ylli Manjani në studion e RTV Ora News deklaroi se me këtë vendim KLD nuk ka zgjidhur asgjë, pasi zoti. Shtjefën Lleshi e ushtronte këtë detyrë jashtë mandatit të tij. Duke intepretuar një kaluzolë të Kushtetutës së vendit, Manjani vlerëson se KLD duhet të jetë qartësisht legjitim dhe të fillojë proçedurën e shkarkimit direkt, në mënyrë që ky gjyqtar të mos ushtrojë më detyrën si gjykatës. Në përceptimin e zotit. Manjani gjykatësi duhet të jetë imazh i kristaltë, në këtë kontekst ai e konsideron absurde faktin se nga zyrtarët e përshirë në skandal nuk pati asnjë reagim për dorëheqje.
“Kemi një rast praktik, një media ka ekspozuar një rast të investiguar hap pas hapi dhe ka rezultuar që është një fenomen korruptiv i provuar indirekt. Duhet ta ndajmë reformën nga vendimarrja.Opinioni publik ka nevojë për vendimarrje të shpejta ekzekutive, pavarësisht veprës penale.

U shkarkua kryetari i gjykatës së Pukës se ky akuzohet për korrupsion, pse vetëm kaq? Kryetari i gjykatës së Pukës ka qenë jashtë mandatit si kryetar gjykate dhe KLD nuk zgjidhi asgjë me këtë. Në Kushtetutën e Shqipërisë ka një klauzolë që lihet në harresë ose interpretohet me dashakeqësi “ Të gjithë gjyqtarët e republikës së Shqipërisë mund të shkarkohen nga detyra e tyre, përfshirë edhe ata të gjykatës së lartë, nëse kryejnë akte dhe sjellje që cënojnë rëndë figurën e gjyqtarit”.Tani akt dhe sjellje më të rëndë sesa kjo, sesa të kapesh duke ndarë para në këmbëim të dhënies së drejtësisë, edhe sikur ky akt të mos jetë i vërtetë është shkak i mjaftueshëm për tu shkarkuar. KLD duhet të jetë qartësisht legjitim që të fillojë proçedurën e shkarkimit direkt, jo për ta larguar si kryetar gjykate por gjyqtar i Republikës së Shqipërisë ky njeri nuk mund të jetë. Nëse duam të reagojmë vendimi që pritej sot ishte që këto njerëz që janë në një proçes me opinionin publik, se me Prokurorinë kanë hesape të tjera për të larë, janë në këtë betejë dhe nuk e ndiejnë detyrë të japin dorëheqje, se jemi dhe në këto kushte këta zyrtarë duhet të japin dorëheqje. Nuk mund ti hypësh deri në palcë opinionit në emër të disa kaluzolave dhe të prishësh një sistem të tërë me një imazh të keq. Këtu kam parasysh edhe gjyqtarë të gjykatës së lartë që janë pjesë e këtij denoncimi. Nëse hynë në burg apo jo kjo është çështje tjetër, këtu flasim për çështje morali, çështje imazhi.Prandaj kërkohet dhe integriteti moral krahas profesionalizmit. Nuk po them të gjykojmë zyrtarët shqiptarë me sasinë e përfoljes, përfolja është shumë e madhe, ne duhet tu japim mbrojtje, veçanërisht gjyqtarëve nga elementë të përfoljes, veçanërisht kur i përflet politika, ndaj politika s’ka punë fare në këtë histori, e mira është të mbyllë gojën dhe të mos flasë dhe të lërë institucionet të funksionojnë. Edhe parlamenti të mblidhet në një seancë impiçmenti , e ka bërë dhe njëherë.Saherë që ka shqetësime, gjyqtarë që përfliten, përgojohen, të mos lejohet diçka e tillë. Gjykatësi duhet të jetë imazh i kristaltë” tha ai.
E ndërsa nga qeveria ka një nismë konkrete, një paketë antikorrupsion, e cila parashikon që korrupsionin ta konsiderojë si krim të rëndë e për pasojë të gjykohet nga gjykata e krimeve të rënda, Manjani në përgjigje dhe të kritikave të OBDAT dhe OSBE tha se kjo punë nuk mund të jetë ekskluzivitet i qeverisë. Sipas tij qëndrimet duhen përthithur për të dalë me një instrument sa më efikas. Sipas Manjanit duhet të synojmë të shkojmë drejt një juridiksioni normal, ku krimi i vogël të marrë ndëshkimin më të madh.

“Unë jam pjesë e një ekipi politik, sikur të kisha të drejtën të votoja këtë paketë që po bëhet sot pjesë e një diskutimi sigurisht do ta votoja si pjesë e një grupi politik. Ajo që kam thënë si ekspert i ligjit është që pa as më të voglin diskutim vullneti politik i kësaj mazhorance absolutisht është i fuqishëm për tu ndeshur me fenomenin e korrupsionit. Nuk është një çështje e thjeshtë, është komplekse por më së shumti shfaqet përmes ligjit dhe funksionimit të tij. Ajo që kemi mësuar mirë nga e shkuara është sesa më shumë politizohet aq më e pamundur është fitorja e betejës me korrupsionin. Kjo është një betejë mes qeverisjes së mirë dhe qeverisjes së keqe. Jam i bindur se beteja më e sigurt për të fituar ndaj korrupsionit është qeverisja e mirë, krijohet besimi i njerëzve tek institucionet. Kur vjen puna për të gjetur ky ligj apo ai ligj, ky nen apo ai nen këtu ka mendime të ndryshme, është një lajm i mirë që partnerët na ndihmojnë, e kanë vëmendjen tek ne, që përpiqen të na adresojnë në pikpamje teknike , por jo vetëm, që gjithë këtë vullnet të mirë politik ta përkthejmë edhe në instrumenta më të mira nga sa mendojmë ne. Kjo punë nuk mund të jetë ekskluzivitet i qeverisë, qëndrimet duhen përthithur dhe jam i bindur se parlamenti do ta bëjë këtë gjë dhe do dalin me një instrument shumë më efikas sesa ato nisma që janë bërë. Diskutimet janë nga më të ndryshmet, ka njerëz që mendojnë se futja e kësaj çështje në gjykatën e krimeve të rënda është një masë ekstreme. Unë mendoj se gjykata e krimeve të rënda duhet ti ketë ditët e numëruara. Ne nuk mund të vazhdojmë të qeverisim këtë shoqëri me gjykata të posaçme. Kur është ndërtuar gjykata e krimeve të rënda është ndërtuar përkohësisht, duke pasë parasysh se sistemi gjyqësor që kishim nuk i përgjigjej nevojave të kohës. Por kjo shoqëri nuk prodhon banda pafundësisht dreqi e mori, nuk prodhon mafia pafundësisht , nuk prodhon krim pafundësisht. Ne duhet të synojmë të shkojmë drejt një juridiksioni normal, duhet të synojmë që krimi i vogël të jetë më i ndëshkueshëm se aty fillon gjithçka. Politizimi i kësaj çështje nuk e ndihmon fare këtë punë. Të jemi realist përceptimi për korrupsionin në drëjtësi është më i madh nga çfarë është realiteti. Sigurisht që ka nevojë për reform dhe me të nënkuptoj ristrukturim të gjyqësorit, duhet ndërtuar edhe njëherë piramida gjyqësore që të jetë transparente dhe e hapur për publikun. Jam i bindur që MD do të çelë një diskutim shumë të hapur për këtë çështje që do ti japë një frymëmarrje tjetër” deklaroi nënkryetari i LSI.
Po si mund të përmirësohet sistemi i drejtësisë, cilat mund të jenë zgjidhjet më efikase? Për Manjanin reforma nuk duhet të startojë nga zero, por sheh si emergjente ristrukturimin e sistemit gjyqësor. Duke e vendosur fokusin tek kryetari i gjykatës, për Manjanin është e domosdoshme të rishikohet ligji,për të futur përvojën jetësore si kriter bazë. Një kryetar gjykate për të merituar atë detyrë, sipas ekspertit ligjor duhet të ketë mbi 15 vjet punë dhe të jetë mbi 50 vjeç.
“Gjërat nuk bëhen me nisje nga e para detyrimisht. Duhet të synojmë ristrukturimin e sistemit gjyqësor, funksional, transparent, për ta bërë gjykatën të besueshme. Ndoshta qind për qind nuk do të funksionojnë gjërat, por duhet filluar diçka dhe është shumë e rëndësishme që kjo të mos jetë monopol i qeverisë. Zgjidhje ka plot, po të më pyesni mua mund të thoja shumë gjëra, nga ridimensionimi i rolit të gjykatës së lartë, apelit, duke e çuar efektivisht gjykimin e çështjes në gjykatën e faktit, pasi zorrët e gjyqit hapen në gjykatën e shkallës së parë, në ato të mësipërme nuk merret më kush. Duke ridimensionuar më mirë rolin e Prokurorit, duke riparë rolin e inspektimeve, duke gjetur një koncept më modern të ndëshkimit të gjyqtarëve për rastet kur abuzojnë me ligjin, Komisioni i Venecias është një burim i mirë informacioni. Sot është çelë debati se shumë prej kryetarëve të gjykatave janë jashtë mandatit, ky është lajm jo i mirë për të dhënë imazhin se ka një kaos organizativ, por mund ta kthejm në lajm të mirë nëse ne hyjmë energjikisht me disa kritere tjera. Kryetari i gjykatës është njeri shumë i rëndësishëm, nuk është thjesht një drejtues administrativ, gjykata e një rrethi funksionon si një klinikë mjekësore, kryetari i gjykatës është fytyra e gjykatës dhe autoritet po ashtu. Nëse është e nevojshme për të riparë ligjin mirë është ta rishohim ligjin që të vendosim kryetar gjykate me përvojë jetësore, për mua duhet të jetë me mbi 15 vjet punë dhe mbi 50 vjeç kryetari i gjykatës, është shumë e rëndësishme kjo. Ne na ndodh që kemi një grup gjyqtarësh që shërbejnë për ca vite në një gjykatë të lartë transferohen në një gjykatë tjetër të lartë dhe na ndodh që kemi gjykatës që kanë shërbyer në gjykatat supreme mbi 10 vjet dhe sot janë pa punë, ndërkohë që fare mirë mund të ishin në krye të gjykatave për shkak të përvojës së tyre. Kemi gjykatës që kanë shërbyer në gjykatën e Strasburgut dhe janë pa punë. Politika shqiptare nuk e ka luksin ta bëjë këtë. Nëse flasim për të ardhmen mirë është të vendosen disa kritere, që krijojnë besimin deri sa të vimë tek koncepti se gjykatat janë një shërbim, një shpresë për të gjithë ne”tha Manjani.
Zëvendësministri i Punëve Publike dhe Transportit në intervistën përballë drejtorit të Informacionit Patrik Sadikaj ka komentuar edhe debatin për fotografinë e Enver Hoxhës në homazhet e Ditës së Çlirimit. Manjani ka përjashtuar faktin se fotografia e Hoxhës ka qenë pjesë e protokollit të shtetit, sikundër e ka vlersuar një debat shterpë nga ana e opozitës. Ai nuk ka kursyer dhe një batudë për kryetarin e PD, Basha, duke i kujtuar se është kryetar Bashkie edhe me 1500 votat e komunistëve.
“Fotografia e Enver Hoxhës nuk ka qenë pjesë e protokollit të shtetit.

Gjithmonë në homazhet e 29 nëntorit ka gjithmonë pjesë nga Partia Komuniste që merr pjesë pavarësisht se nuk ka qenë e dukshme në qeveritë e mëparshme. PK ka të drejtë të mbajë foton e kujdo, ashtu si dhe PD, mund të kishte pasur dhe demokratë me foton e Sali Berishës dhe do të ishte prapë ky diskutim. Por nëse ky diskutim bëhet kaq serioz, harxhohen katër ditë me të si problemi kryesor i opozitës.
Kryetari i sotëm i opozitës është kryetari i Bashkisë edhe me votat e komunistave. 1500 votat e komunistëve deklaruan kryetar bashkie z.Basha, nëse nuk duan tu jenë mirënjohës të paktën mos ti ngacmojnë. Kjo është një histori kot, opozita ka çështje shumë të më të mëdha për tu marrë dhe vendi ka nevojë për një opozitë aktuale, jo për tu marrë me Enver Hoxhën” përfundoi Manjani.

KOMENTE