Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mima: Sistemi elektronik tatimor është manipuluar nga qeveria Rama
English

Mima: Sistemi elektronik tatimor është manipuluar nga qeveria Rama

Që prej gati 2 javësh faqja e sitemit elektronik të tatimeve nuk punon. Ndaj dhe radhë të gjata janë krijuar në sportelet e postës ku të gjithë bizneset nxitonin për ti dërguar me postë deklarimet që i përkasin periudhës brenda datës 5 të muajit.
Lidhur me këte mos funksionim ka reaguar dhe Partia demokratike ku përmes një deklarate deputeti Florion Mima ka akuzuar sot qeverinë për manipulimin e sistemit elektronik tatimor.

Deklarata e plotë e plotë e deputetit Florion Mima

Dje, në të gjitha mediat e vendit, shqiptarët panë rikthimin e radhëve të gjata në sportelet e bankave dhe postës shqiptare, radhëve embleme të kolektivizmit socialist.
Bizneset shqiptare, kanë mëse dy javë që nuk komunikojnë dot më me sistemet elektronike të deklarimit dhe pagesës online të detyrimeve tatimore. Prej 4-5 vitesh atyre u mjaftonte një klikim nga kompjuterët e tyre dhe gjithçka transferohej në mënyre elektronike pa qenë nevojë për radhë të gjata, pa qenë nevoja të kontaktoheshin fizikisht inspektorët tatimorë.
Sistemet elektronike kanë rënë dhe Prokuroria e Republikës ka dhënë sinjale që po heton seriozisht ngjarjen më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në sistemin tatimor shqiptar, atë të grabitjes në mënyrë mafioze të miliona të dhënave konfidenciale të bizneseve dhe individëve shqiptarë, për t’u përdorur vetëm për qëllime të mbrapshta dhe ekstraligjore.
Duke qënë, si gjithnjë, në krah të bizneseve të ndershme vendase e te huaja, Partia Demokratike, kërkon përgatitjen me urgjence të çdo akti të duhur ligjor, që do t’i çlirojë ato nga gjobat e penalitetet që vijnë si rezultat i pamundësisë për të përdorur sistemet elektronike, pamundësi e krijuar jo për faj të tyre, por si pasojë e veprimeve të paligjshme të personave shumë afër qeverisë. Ajo kërkon vënien para drejtësisë të te gjithë atyre që ideuan dhe realizuan grabitjen e thesarit të të dhënave tatimore të vendit, thesar të cilin ligji u kishte ngarkuar ta ruanin si sytë e ballit.

KOMENTE