Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë. Nesër në 12:00 vendoset eksplozivi në kompleksin Jon
English

Vlorë. Nesër në 12:00 vendoset eksplozivi në kompleksin "Jon"

Nesër në orën 12:00 pritet të vendoset eksplozivi në pallatin kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Nga ndërtesa tetëkatëshe, po bëhet heqja e objekteve shtëpiake e personave që kishin blerë hyrje në këtë pallat, vend i cili ndodhet në zonën e "Ujit të Ftohtë", në qytetin e Vlorës.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se afati i fundit, është nesër në orët e para të ditës nga ku pritet të vendoset lënda plasëse. Aktualisht forcat e INUK-ut po bëjnë zhvendosjen e materialeve të godinës me qëllim që shembja të jetë sa më e lehtë.

Ekspertët e INUK-ut do të përdorin qindra kilogram tritol, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme është studiuar që objekti të rrëzohen në anën perëndimore dhe jo nga ana e rrugës, që ndodhet në lindje. Kjo për shkak se sipas specialistëve të ushtrisë, do të sillte bllokimin për një kohë të gjatë të rrugës.

Shuma financiare që është vendosur për të dëmshpërblyer banorët, është shumë inferiore për banorët pasi sipas tyre apartamenti iu ka kushtuar 1 300 euro metri katror, ndërkohë që qeveria ka vendosur t’i dëmshpërblejë me 570 mijë lekë të vjetra.

Sipas tyre kjo është një padrejtësi totale dhe se shumë shpejt vendimin e qeverisë, do e kundërshtojnë në gjykatë. Banorët pretendojnë se shuma financiare është e pavend dhe qesharake.

KOMENTE