Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Artan Lame paraqet raportin tronditës lidhur me projektin e legalizimit
English

Artan Lame paraqet raportin tronditës lidhur me projektin e legalizimit

Artan Lame, drejtori i ri i Aluiznit ka paraqitur së fundi një raport tronditës për situatën në institucionin që duhet të jetësonte projektin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, shkruan në faqen e tij sociale Facebook kryeministri Rama.

Ja një përmbledhje e bërë prej atij vetë për publikun gjatë një konference për shtyp, të cilën i’a vlen ta lexosh:

Pas rreth dy muajsh në krye të institucionit të Agjensisë së Legalizimeve, po bëjmë publike situatën në të cilën është dergjur prej vitesh ky institucion.

Këta dy muaj e pak shërbyen për të ndalur rrënimin e mëtejeshëm dhe për të kryer ndërkohë një analizë të të dhënave që i duhen publikut.

Përmbledhja në shifra e situates:

Janë përfshirë në procesin e legalizimit:

270.592 ndërtime pa leje në Qershor-Shtator 2006
22.570 ndërtime pa leje në Qershor-Korrik 2013

Tabelë përmbleddhëse e situatës së Legalizimeve:

Vetëdeklarime të bëra nga qytetarët 293.000
Përditësime në terren nga ALUIZNI 140.000
Leje Legalizimi të plotësuara 69.300
Leje Legalizimi të lëshuara 21.200
Ceritifikata pronësie ~10.000

Rreth 70% e konflikteve gjyqësore ku ALUIZNI është palë në proces janë për shkak të vendimmarrjeve konfliktuale, kryesisht në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, Fier, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Tiranë,

SITUATA E INSTITUCIONIT

Situata Financiare:

Aluizni është praktikisht i falimentuar financiarisht.

Nëpër dyshemetë e institucionit gjenden aktualisht rreth 50 mijë praktika, për të cilat qytetareve iu eshte kerkuar për të bërë pagesat dhe ata i kane kryer. Paratë janë arkëtuar dhe kanë shkuar në buxhet. Por, nga ana tjetër, qytetarëve nuk ju është dhënë leja e legalizimit, duke i lënë për vite me rradhë në një pritje rraskapitëse.

Dihet se fondi i mbledhur nga legalizimet ka qenë burimi i vetëm gjatë gjithe këtyre viteve për kompensimin e ish-pronarëve.

Deri tani (2008-2013) jane mbledhur 7,9 miliarde leke (79 milione USD) nga të cilat 6,98 miliard duhet te kishin shkuar në një llogari të veçante te buxhetit te shtetit per t’u perdorur eskluzivisht per kompensimin e ish-pronareve.

Por në fakt, vetem një pjesë e kësaj shume (4 miliard lekë) ka shkuar në destinacion, ndërsa rreth 3 miliard lekë Ministria e Financave i ka perdorur për qëllime të tjera dhe në kundërshtim me ligjin.

Pas vitit 2008, nga ALUIZNI jane punësuar me qindra punonjes me kontrate te perkohshme, te cileve tashme rezulton se nuk i’u jane derdhur pagesat per sigurimet shoqerore dhe ato shendetësore.

Vetem per drejtorite e Tiranes, Durresit dhe Fierit, ky borxh i akumuluar eshte 83 milione leke, ndersa ne rang vendi i kalon te 100 milionet.

Kjo eshte nje njolle turpi per shtetin shqiptar, pasi ka trajtuar si skllever edhe vete punonjesit e vet.

Korrupsioni:

Në këtë sektor korrupsioni ka qenë i perhapur si sistem kapilar dhe praktikisht ishte i vetmi mjet qe e vinte ne levizje sistemin.
Po ka pasur edhe një nivel tjetër, lart në majë, korrupsioni të përqendruar.

Me korrupsion kapilar nenkuptohet tortura që i rezervohej çdo qytetari për te mbaruar punë për të plotësuar duke paguar çdo dokument të dosjes, duke paguar tek roja poshtë sa herë kishte hall dhe duhet të hynte në institucion, duke paguar për të nxjerrë dosjen nga arkivi sa herë duhet të shtonte apo plotësonte dokumenta, duke paguar për të shtuar dosjen e kështu me rradhe në cdo hap e detaj të procedurës.

Ndërsa korrupsioni i përqëndruar ka pasur të bëjë me bllokimin e qëllimshëm të dosjeve dhe procedurave duke i vënë qytetarët para alternativës, “Ose paguani ose dosja varroset pa shpresë!”. Dëshmia më e qartë për këtë janë qindra e qindra denoncimet e mbërritura në portalin e denoncimeve të hapur nga ana e Aluiznit në këta dy muaj.

Për korrupsionin me pasoja të rënda jo vetëm mbi personat po mbi shoqërinë citohet ky shembull i nxjerrë nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, bërë në Vlorë në vitin 2012.

Nga 76 dosje te pajisura me leje legalizimi, jane dhene leje per:
- 1 rast ne monument kulture,
- 42 raste ne rrugë,
- 1 rast mbi kolektor,
- 8 raste ne zona te gjelbera dhe ne rrugë,
- 10 raste ne studim urbanistik 6-8-10 kate.

Paligjshmëri e paskrupullt!


Kaosi administrativ:

Në tetë vjet janë bërë 4 ligje bazë që kanë të bëjnë me legalizimet, të cilët janë ndryshuar rreth 22 herë, në 180 pika të ndryshme. Plus ligjet e tjera që kanë te bëjnë direkt ose indirekt me legalizimet, si legjislacioni i planifikimit urban, legjislacioni i kontrollit të territorit, legjislacioni i regjistrimit të pasurive, etj., e bëjnë kaosin edhe më spektakolar.
Por këtyre ligjeve u duhen shtuar në vazhdën e kaosit me dhjetra vendime qeverie, urdhra të kryeminstrit, urdhra te ministrave e kështu me rradhë, duke krijuar një vandak ligjesh rëndom në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Nuk mungojnë edhe akte ligjore apo nënligjore “ad personam”, që dmth akte të bëra për të favorizuar raste të vecanta, individë të veçantë.

Tek kaosi adminstrativ nuk mungon edhe një element që është për t’u vënë në dukje: Kushte shërbimi ndaj qytetarëve tërësisht mizerabël. Mungesë ambientesh pune, braktisje e institucionit, papastërti shembullore, mungesë investimesh, vjedhje orendish e të tjera akoma. Vetë informacioni është gjetur në kaos total si në rastin e Tiranës ku ende sot nuk jemi në gjendje të themi numrin e saktë të vetëdeklarimeve të lëna dyshemeve, 29.000, 35.000 apo 37.000!

Si përfundim ka një pyetje që kushdo dëshiron t’i jepet përgjigje:

Pse dështoi procesi i legalizimit (në 8 vjet vetëm 22.000 legalizime në 293.000 aplikime)?

Përgjigja është kjo:

1. Vizion rrënues për një proces ku duhet të fitonin të gjithë dhe ku në fakt janë shkatërruar të gjithë.
2. Vullnet i mbrapshtë politik dhe injorancë në lidhje me këtë problem madhor e të komplikuar.
3. Procedura të komplikuara (20 deri 30 dokumenta / çdo dosje).
4.Mos-koordinim midis institucioneve Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Patundshme -ALUIZNI-Agjencia e Kthimit e Kompensimit të Pronave.
5. Korrupsion kapilar dhe i përqëndruar.
6. Mungesa e profesionalizmit dhe mbushja e administratës me individë pa asnjë lidhje me punën.
7. Mosbesim i krijuar tek qytetarët se shteti e ka pasur ndonjëherë seriozisht procesin e legalizimeve.

KOMENTE